FB

October 1, 2022 | 10:16

Çfarë ndodhet pas perfeksionizmit?

Nuk ka ngjyra, vetëm bardh e zi, nuk ka kufi për gabime dhe gjykimi është gjithmonë në fshehje: mirë se vini në botën e atyre që e kanë bërë perfeksionizmin një mënyrë jetese. Njerëz që duket se kanë – të paktën nga jashtë – një ekzistencë të lakmueshme, por që në fakt fshehin plagë të thella dhe pasiguri.

Në mendjen e një perfeksionisti

Çfarë fshihet pas perfeksionizmit ekstrem? Shpesh ata që kërkojnë përsosmërinë me çdo kusht e gjejnë veten të përballen me një ndjenjë të vazhdueshme pakënaqësie, por edhe dëshirën për të konkurruar gjithmonë dhe domosdoshmërisht. Zakonisht ata që janë shumë perfeksionistë shpenzojnë një kohë të tepruar dhe joproporcionale në aktivitete që për t’u përfunduar do të duheshin vetëm disa orë. Arsyeja? Kërkimi i përsosmërisë na shtyn të investojmë shumë energji dhe orë edhe në diçka të vogël, sepse gjithçka, absolutisht gjithçka, duhet të duket absolutisht e përsosur.

Pasojat e nje jete “perfekte”.

Kërkimi i përsosmërisë me çdo kusht nuk është vetëm një punë e vështirë dhe e ndërlikuar, por edhe e shtrenjtë dhe absolutisht e padobishme. Do të thotë të ndjekësh diçka iluzore, të heqësh mundësinë e të jetuarit të vërtetë dhe të thellë të jetës, lidhjes me veten dhe me të tjerët.

Si perfeksionizmi i rrënon marrëdhëniet

Ndërsa perfeksionizmi ndonjëherë mund të jetë i dobishëm në punë, në marrëdhëniet romantike është një histori krejt tjetër. Sepse në dashuri perfeksionisti jo vetëm që nuk bën gjithmonë gjënë e duhur, por rrezikon të vërë në rrezik lidhjen e tij. Intoleranca ndaj çdo gabimi, kërkimi i përsosmërisë dhe papërkulshmërisë sigurisht që nuk janë elementët e duhur për të bërë të lumtur një histori dashurie. Përkundrazi, ato shkaktojnë vetëm stres dhe rrezik, me kalimin e kohës, duke e lodhur marrëdhënien.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.thewom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top