FB

November 6, 2021 | 8:25

Çfarë ndodhi? Unazën e Princeshë Dianës duhet ta kishte Meghan Markle, por e mori Kate Middleton…

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan tre vjet më parë në një ceremoni të mbushur me yje. Veç fustanit dhe çdo detaji tjetër nga dasma, vëmendje të madhe mori edhe unaza e fejesës, me të cilën Princin Harry nderoi nënën e tij, duke përdorur diamante nga koleksioni i saj, si dhe dy nga Afrika.

meghan markle (1)

Megjithatë, një informacion që ndoshta nuk e dinit është se Meghan fillimisht supozohej të kishte unazën e Princeshës Diana, safirin ikonik 12 karatësh Ceilon të rrethuar nga 14 diamante, të cilin sot e ka Kate Middleton.

Pasi Diana vdiq, të dy djemtë zgjodhën një kujtim nga Pallati Kensington kur u transferuan në dhomat e Charles në Pallatin e St James”,- tha një burim për Daily Star.

meghan markle (3)

Princi William zgjodhi orën Cartier të nënës së tij dhe Harry zgjodhi unazën e saj të fejesës prej safiri dhe diamanti. Por ata bënë një marrëveshje që kushdo që do të fejohej i pari do të merrte unazën e Dianës – dhe sigurisht që i pari u fejua William me Kate.“,- shtoi ai.

meghan markle (2)

Në dokumentarin e Amazon Prime, “The Diana Story”, ish-shërbyesi i Princeshës së Uellsit, Paul Burrell, foli më shumë për momentin, duke thënë se akti ‘vetëmohues’ i Harry-t ishte diçka që edhe Princesha Diana do të kishte bërë.

meghan markle (2)

“Harry i tha vëllait të tij: ‘A nuk do të ishte e përshtatshme që ajo të kishte unazën e mamasë? Pastaj një ditë ajo unazë do të jetë në fronin e Anglisë.’ Harry hoqi dorë nga thesari i tij i çmuar. Të vetmen gjë që mbajti nga nëna, ia dha vëllait të tij. Kjo është vetëmohuese, e sjellshme dhe pikërisht ajo që ishte Diana,” -tha Paul.

meghan markle (1)

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top