Vjollca jepet nga përzierja e së kuqes me blunë. Është një ngjyrë që kombinon të kundërtat e përfaqësuara nga këto dy ngjyra, përkatësisht pasionin, impulsivitetin, shtysën dhe mishërimin (e kuqja) me arsyeshmërinë, qetësinë, shpirtshmërinë dhe meditimin (blu). Prandaj është një ngjyrë e aftë të bashkojë mishin dhe shpirtin, sentimentin dhe racionalitetin.
Vjollca është gjithashtu një ngjyrë e rëndësishme në liturgjinë e krishterë: e lidhur mbi të gjitha me kohën e Kreshmës, ajo shpreh pendim, sakrificë, kthim në besim, pritje. Ekzistojnë hije të ndryshme të vjollcës: patëllxhan, heliotrop, ametist, livando, jargavan.
Ngjyra vjollcë në ëndrra
E purpurta në ëndrra është ngjyra e vizionit dhe frymëzimit; frymëzon njohuri superiore dhe ndihmon në kundërshtimin e ndjenjave të pamjaftueshmërisë ose arrogancës. Vjollca shpesh shfaqet në ëndrrat e njerëzve me një ndjeshmëri të veçantë.
Nëse vjollca shfaqet në ëndrrën tuaj, kjo mund të tregojë se:
- ju përpiqeni të magjepsni të tjerët me sharmin tuaj
- ndiheni të tërhequr nga ajo që është fantastike, magjike dhe mistike
- ju keni një kuptim të thellë të situatës
- keni nevojë për intimitet dhe afeksion.
Burimi / https://significatosogni.altervista.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.