FB

June 6, 2023 | 10:16

Çfarë nevojitet për një jetë të lumtur dhe të gjatë?

Lumturia mund të jetë subjekt i kërkimit shkencor si çdo gjë tjetër. Në fund të fundit, është një gjendje që shumica e njerëzve përpiqen ta arrijnë.

Shkencëtarët e Harvardit kryen një eksperiment midis 268 studentëve të Harvardit gjatë Depresionit të Madh ku përfshinte bashkëshortët e tyre, fëmijët dhe qindra banorë të Bostonit.

Hulumtimi merr në konsideratë faktorë të shumtë duke filluar nga shëndeti i pjesëmarrësve, sukseset dhe dështimet e tyre në karrierë, martesa, miqësitë dhe qëllimi është të eksplorojnë rolin që gëzimi luan në arritjen e jetëgjatësisë.

Edhe pse gjenet e mira luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit afatgjatë, ato nuk janë faktori më i rëndësishëm. Sipas hulumtimeve, të kujdesesh për marrëdhëniet me të tjerët është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për trupin tënd.

Marrëdhëniet e ngushta ndihmojnë në vonesën e plakjes mendore dhe fizike dhe kontribuojnë në lumturi shumë më tepër se paratë, fama, klasa shoqërore, inteligjenca dhe gjenetika.

Empatia dhe përzemërsia janë çelësi për plakjen e shëndetshme. Vetmia mund të ketë po aq ndikim negativ në shëndet, sa pirja e duhanit ose alkoolizmi. Komuniteti, në format e tij të ndryshme, është një faktor përcaktues i lumturisë dhe ndjekja e lumturisë, sipas shkencëtarëve, është një akt i rëndësishëm i kujdesit për veten.

Prandaj, për mirëqenien dhe shëndetin tuaj, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top