FB

December 24, 2024 | 7:10

Çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën e Krishtlindjes?

Festa e Krishtlindjes është një rast i veçantë që bën bashkë rreth tavolinës të gjithë familjen. Ndaj edhe gratë mundohen që këtë ditë ta kthejnë në magji përmes ushqimit. Ushqimi është pikërisht një nga detajet e rëndësishme të festës.

kafe-krishtlindje1

Kjo menu e ushqimeve tradicionale, tipike për ditën e Krishtlindjesnuk ka se si të mos zërë vendin e vet, në tavolinën dhe festën tuaj.

Mëngjesi i Krishtlindjes

Niseni ditën me një ushqim ndryshe. Ideali për këtë ditë është salmoni i tymosur që piqet në furrë. Por para se ta fusni në furrë, sigurohuni që ta keni marinuar në lëng limoni. Në tavolinë shoqërohet zakonisht me bukë italiane.

Për drekë, ushqimi i preferuar i Krishtlindjes është rostoja e mishit, e gatuar paraprakisht dhe lënë në frigorifer. Ajo mund të shoqërohet me përbërës të tjerë si erëzat pikante dhe sallata.

Në vend të rostos mund të përdorni biftekët e tymosur.

Për t’i shoqëruar këto, mund të përgatisni një sallatë speciale me perime, qepë dhe copa proshute të pjekura paraprakisht në zgarë.

 

Në fund të çdo gatimi, ëmbëlsira është ajo që bën diferencën. Ende nuk ka dalë nga shija budingu klasik i Krishtlindjes që mund të përgatitet sipas metodës së zakonshme të budingut, por me përbërës të ndryshëm, varësisht shijeve tuaja.

Copat e frutave në buding janë ato që i shtojnë shijen.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top