Shumica e njerëzve këmbëngulin në idenë e tyre se për të mbajtur një lidhje dashurie duhet të jenë të sinqertë dhe të ndershëm 100%, por gjërat nuk janë tamam kështu. Padyshim, sinqeriteti për gjërat e rëndësishme është thelbësor, por pse duhet të jetë e nevojshme t’i thuash partnerit edhe gjërat më të vogla, të cilat mund ta bëjnë të vuajë?
Ka rrethana kur heshtja mund të jetë strategjia më e mirë për të ruajtur lidhjen. Ka disa gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit tuaj. Ja cilat janë ato:
Mendimi që keni për familjen e tij. Familja mbetet gjithmonë pikë e dobët, sidomos për djemtë. Mos ia shani pjesëtarët e familjes, nëse ata nuk ju kanë dhënë arsye dhe nëse nuk ju kanë bërë diçka që ju ka prekur personalisht.
Kritikat për formën e tij fizike. Njësoj si femrave nuk u pëlqen që t’i thuash që kanë celulit, edhe djemtë nuk do i vlerësojnë batutat mbi formën e tyre fizike.
Që keni tradhtuar më parë. Nuk ka një arsye të vlefshme për ta informuar se në të kaluarën keni tradhtuar ish-të dashurin. Kjo gjë do t’i japë arsye partnerit që keni tani që të ndihet më shumë i pasigurt për ju e për lidhjen tuaj.
Urreni miqtë e tij. Është pothuajse i njëjti rregull si me familjarët. T’i thoni që miqtë nuk ju pëlqejnë, edhe nëse ajo është e vërtetë, nuk është një veprim i zgjuar. Do të merrni vetëm efektin e kundërt.
Nuk është i zoti në shtrat. T’i jepni ndonjë sugjerim që të përmirësohet (me shuuuumë takt) është mirë, por ta shani për performancën e tij, është gjëja më e keqe që mund t’i bëni një mashkulli.
Përgatiti: Manjola Ereqi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.