Dëshmi

February 3, 2018 | 14:30

Numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës më i lartë se ai i gjirit

 

Për herë të parë në Britaninë e Madhe numri i burrave që vdesin nga kanceri i prostatës ka tejkaluar numrin e vdekjes së femrave nga kanceri i gjirit.  

Një popullsi në plakje do të thotë që më shumë burra po vdesin nga sëmundja. Këto përfundime do të thonë se përparimet për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit po shkojnë në rrugën e duhur.

Llojet më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse të kancerit në Britaninë e Madhe mbeten kanceri i mushkrive dhe i zorrëve me atë të prostatës në vendin e tretë.

Shifrat më të fundit nga 2015 tregojnë se ka pasur 11,819 vdekje nga kanceri i prostatës krahasuar me 11,442 nga kanceri i gjirit.

Sipas BBC, megjithëse vdekjet nga kanceri i prostatës janë rritur gjatë 10 viteve të fundit, shkalla e vdekshmërisë ose përqindja e njerëzve që vdesin nga sëmundja ka rënë me 6%, midis 2010 dhe 2015.

Për kancerin e gjirit shkalla e vdekshmërisë është ulur me 10%, që do të thotë që vdekjet te gratë po reduktohen në mënyrë më të shpejtë. 

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top