FB

December 27, 2021 | 8:20

Çfarë të bëni kur dikush ju injoron?

 

Të injoruarit është ndoshta një nga situatat më të pakëndshme që mund të kalojmë. Të ndihesh i përjashtuar, i nënçmuar ose pa i marrë parasysh, nuk është një ndjenjë e këndshme. Shumë njerëz e jetojnë atë me vuajtje, përveçse nuk dinë si të veprojnë. Prandaj, është e nevojshme të përdorim mjete që na lejojnë të përballemi me atë që ndodh, duke mbrojtur vetëvlerësimin dhe duke forcuar marrëdhëniet me të tjerët. Ja çfarë duhet të bëni kur dikush ju injoron:

0

Po ju injorojnë vërtetë?

Mund të duket si një gjë e vogël, por duhet të ndaleni dhe të pyesni veten nëse jeni duke u injoruar vërtet apo nëse thjesht ndiheni të injoruar. Pse? Sepse ndonjëherë, mund të arrijmë të keqkuptojmë atë që po ndodh rreth nesh. Në të njëjtën mënyrë, vlerësoni nëse jeni pak pjesëmarrës apo po e përjashtoni veten nga situata të caktuara. Është e rëndësishme të mbani mend se, “të injoruarit nuk është një sinjal se diçka nuk shkon me ty. Është një shenjë se ata nuk janë për ty,” siç sugjeron Sonya Parker.

 

Si të veproni kur dikush ju injoron?

Ndjenja e injorimit nga të tjerët është shumë e pakëndshme dhe mund të çojë në ndjenja trishtimi, ankthi dhe refuzimi. Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të mos ju mposhtur.

 

1. Sinqeriteti mbi të gjitha

Gjëja e parë që duhet marrë parasysh kur vlerësoni se çfarë të bëni kur dikush ju injoron është të jeni të sinqertë. Kjo nuk i referohet vetëm shprehjes se si ndihesh ndaj të tjerëve, por të jesh i sinqertë me veten dhe të pranosh se ndihesh keq për refuzimin, pavarësisht nëse ai është i vërtetë apo thjesht i perceptuar. Është gjithashtu e rëndësishme që të mendoni nëse ndiheni të injoruar shpesh ose vetëm në raste të caktuara. Kjo mund të shërbejë si një udhëzues për të kuptuar nëse është diçka që ju e perceptoni në mënyrë të gabuar.

 

2. Analizoni atë që ndjeni

Një ide tjetër që mund t’ju ndihmojë se çfarë të bëni kur dikush ju injoron, është të analizoni atë që ndjeni. Pse ndiheni keq kur jeni injoruar, mund t’ju japë shumë më tepër informacion për veten tuaj.

Ndoshta është koha të pyesni veten nëse nuk po e ekzagjeroni ose nëse është e mundur, që po kërkoni shumë vëmendje nga të tjerët. Gjithashtu, kur përpiqeni të kuptoni se çfarë të bëni kur ju injorojnë, është e rëndësishme të mbani parasysh se jo gjithçka është personale, është e mundur që njerëzit e tjerë të jenë të zënë, të hutuar ose të kenë disa çështje që i shqetësojnë.

 

3. Forconi vetëvlerësimin tuaj

Vetëvlerësimi juaj luan një rol themelor kur ndjeni se jeni duke u injoruar dhe kjo është se shumë herë ata nuk po ju refuzojnë vërtet, por ju e perceptoni në këtë mënyrë për shkak të nevojave tuaja.

Njohja e cilësive personale ju lejon të keni një pamje më të gjerë të asaj që po ndodh me ju dhe të kuptoni se çfarë ndjeni dhe mënyrën se si veproni.

 

4. Komunikim i sigurt

Komunikimi mund të jetë çelësi kur bëhet fjalë për të vazhduar punën se çfarë të bëni kur dikush ju injoron, në mënyrë që të parandaloni që kjo situatë të përsëritet dhe t’ju shkaktojë shqetësim.

Nuk ka të bëjë thjesht me të folurit, është e rëndësishme ta bëjmë këtë me vendosmëri. Por si? Shmangni të folurit me ton pretendues dhe flisni me shumë takt për situatën, por gjithmonë me sinqeritet.

1

5. Mirësia ka rëndësi

Në shumë raste, kur na injorojnë, priremi të tërhiqemi dhe kjo vetëm i bën ata të mos na marrin parasysh. Prandaj, të kesh një koment të sjellshëm me të tjerët është një gjë e mençur, kur kërkon ta shmangësh këtë situatë. Empatia është e rëndësishme gjithashtu. Përballë një komenti të sjellshëm, nuk ka gjasa që ata të mos ju marrin parasysh. Mos harroni se: “është më e lehtë të arrish atë që dëshiron me një buzëqeshje sesa me majën e shpatës”, thotë Ëilliam Shakespeare.

 

6. Vlerësoni pikëpamjet e ndryshme

Diçka që mund të ndodhë është që të tjerët mos t’ju injorojnë me qëllim. Ka shumë faktorë që ndikojnë çdo ditë dhe është e mundur që personi tjetër të jetë i zënë me diçka ose të shpërqendrohet duke menduar për gjëra të tjera. Të dish se çfarë të bësh kur dikush të injoron, kërkon një vizion të gjerë, i cili të lejon të kuptosh se nuk po të përjashtojnë domosdoshmërisht me qëllim.

Përsëri, është e nevojshme të theksohet se empatia dhe komunikimi i sigurt janë kyç në mënyrë që kjo mos t’ju ndodhë dhe në rast se ju ndodh, të dini si të veproni pa u ndikuar negativisht. Është gjithashtu e rëndësishme që ju të mund të bëni një proces introspeksioni, i cili mund t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten dhe të mësoni për të.

 

Në fund, mbani gjithmonë parasysh këto fjalë:

“Nëse jeni duke u injoruar, është një kohë e mirë për të gjetur veten dhe për të krijuar misterin tuaj.”

-Lykke Li-

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La Mente e Meravigliosa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top