Lifestyle

July 3, 2017 | 10:07

Çfarë të bëni kur ju ngulet një iriq deti në këmbë?

ricci-di-mare2

Nëse ju ngulet iriqi i detit në këmbë duhet të ndërmerrni këto masa:

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

– Largoni sa më shpejt gjembat e tij me piskatore ose gjilperë dhe alkool. Kujdes mos i këputni. Lyejeni me pak vaj ulliri, shtrydhini si puçrra dhe hiqini me piskatore.

– Gjembat e futur thellë largohen me dyll qiriu. Ndizni një qiri dhe hidhni dyllin e qiriut sipër vendit të prekur. Lëreni të thahet për pak min dhe largojeni. Ose me dyll depilimi. Nese nuk jeni të sigurtë se i keni hequr të gjitha, duhet të drejtoheni tek mjeku.

– Pas largimit të tyre shpërlajini me ujë dhe sapun ose ujë e kripë ose ujë e peroksid hidrogjeni. Uji duhet të jetë i nxehtë. Sa më shumë qe ta duroni aq më mirë. Nga 20 deri ne 40 minuta.

– Mos e mbuloni zonën me fllaster ose leukoplast.

– Natën kur të flini vishni një çorape më të madhe se masa juaj e këmbës së lagur me uthull molle që të mos infektohet.

– Me rekomandim të mjekut merrni ibuprofen çdo 4 deri 8 orë për menaxhimin e dhimbjes.

– Nëse skuqja nuk largohet brenda 2 ose 3 ditësh duhet të shkoni tek mjeku. Mos e lini pa trajtuar mirë nëse vëreni probleme me frymëmarrjen tuaj pasi kjo mund të jetë një shenjë e përhapjes së infeksionit në trup.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top