Sheqeri i bardhë rrit sheqerin në gjak, ju shëndoshë dhe madje mund të nxisë mbajtjen e ujit. Nëse keni vendosur të detoksifikoheni, thjesht duhet të gjeni guxim dhe të mësoni të bëni pa të, ndoshta me dietën e duhur.
Së pari, është mirë të dini se nuk ju mungon vetëkontrolli apo vullneti kur vjen puna te dëshirat për sheqer. Varësia biologjike nga sheqeri vjen nga qendrat primitive të shpërblimit neurokimik në tru, të cilat ndizen kur konsumoni sheqer. Këto qendra shpërblimi, në të kaluarën ndihmonin njerëzit të qëndronin gjallë duke i dhënë sinjal trupit se kishin nevojë për të ngrënë më shumë sheqer për të shtuar peshë dhe për të qëndruar gjallë kur ushqimi ishte i pakët. Tani, ushqimi është kudo, por trupi është akoma i programuar të konsumojë sheqer. Ajo që duhet të bëni nuk është të hiqni dorë nga i gjithë sheqeri, por vetëm nga ai i bardhë.
Mëngjesi: Përqendrohuni në ushqimet për mëngjes që janë të pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme, pasi këto ushqime do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe do të shtypin dëshirat, por do t’ju japin energji. Mund të konsumoni kos grek, drithëra, granola me pak sheqer, por edhe vezë.
Dreka: Mënyra më e mirë për t’u detoksifikuar nga sheqeri është të siguroheni që po konsumoni proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Proteina do t’ju mbajë të ngopur për më gjatë dhe gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e oreksit, ndërsa yndyrnat e shëndetshme si vaji i kokosit dhe avokado do të ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe do t’ju japin energjinë që ju nevojitet për të përballuar ditën tuaj.
Darka: Sigurisht në këtë vakt mund të përfshini drithëra si oriz kaf dhe quinoa, por kufizoni marrjen e bukës dhe niseshteve të tjera të rafinuara. Provoni një përzierje të perimeve të gatuara me pulë të pjekur në skarë, avokado dhe kuinoa. Për perimet, filloni me një bazë spinaqi dhe perime të tilla si lakrat e Brukselit dhe lulelakrën para se të shtoni karota, patate të ëmbla, brokoli ose rrepkë, të cilat mund të piqen në vaj ulliri.
Mesvakte: rekomandohen vezë të ziera, kos i bardhë me manaferra, bukë e thekur me gjizë dhe humus.
Burimi / https://www.donnad.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.