Këshilla & Arsye

April 20, 2018 | 14:54

Çfarë tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj?

A e dini që thonjtë tuaj mund të zbulojnë gjurmë për shëndetin tuaj të përgjithshëm? Një prekje e bardhë këtu, një nuancë rozë atje, ose disa gunga mund të jetë shenjë e një sëmundjeje në trup. Problemet në mëlçi, mushkëri dhe zemër mund të shfaqen në thonjtë tuaj.

Lexoni më poshtë dhe mësoni se çfarë sekretesh mund të zbulojnë thonjtë tuaj.

Thonjtë e zbehtë

Thonjtë shumë të zbehtë nganjëherë mund të jenë një shenjë e sëmundjes së rëndë, siç janë:

Anemia

Sëmundje të zemrës

Sëmundje të mëlçisë

Mos ngrënie mjaftueshëm

Thonjtë e bardhë

Nëse thonjtë janë kryesisht të bardha me skaje të errët, kjo mund të tregojë probleme të mëlçisë, të tilla si hepatiti.

Thonjtë e Verdhë

Një nga shkaqet më të zakonshme të thonjve të verdhë është një infeksion fungal. Ndërsa infeksioni përkeqësohet, shtrati i thonjve mund të tërhiqet, dhe thonjtë mund të trashen dhe të shkërmoqen. Në raste të rralla, thonjtë e verdhë mund të tregojnë një gjendje më serioze, siç është sëmundja e tiroides, sëmundja e mushkërive, diabeti ose psoriasis.

Thonjtë kaltërosh

Thonjtë me një ngjyrë kaltëroshe tregojnë se trupi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen. Kjo mund të tregojë një problem të mushkërive, të tilla si emfizema. Gjithashtu me këtë simptomë lidhen edhe disa probleme të zemrës.

Thonjtë me valëzime

Nëse sipërfaqja e thonjve është e valëzuar, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e psoriasis ose artritit inflamator.

Thonjtë e plasaritur ose të çarë

Thonjtë e thatë dhe të brishtë që shpesh plasariten ose ndahen kanë qenë të lidhura me sëmundjen e tiroides. Plasaritja ose ndarja e kombinuar me ngjyrën e verdhë ka më shumë gjasa për shkak të një infeksioni fungal.

Fryrje  të mishit rreth thonjve

Nëse lëkura rreth thonjve duket e kuqe dhe e fryrë, kjo njihet si inflamacioni i mishit të thonjve. Kjo mund të jetë rezultat i lupusit ose ndonjë tjetër çrregullim të indit lidhës. Infeksioni mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion rreth thonjve.

Vija të errëta nën thonj

Vijat e errëta nën thonj duhet të kontrollohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata ndonjëherë shkaktohen nga melanoma, lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës.

Thonjtë e ngrënë

Ngrënia e thonjve nuk mund të jetë asgjë më shumë se një zakon i vjetër, por në disa raste kjo është një shenjë e ankthit të vazhdueshëm që mund të kërkojë trajtim. Thithja e thonjve ose pickimi ka qenë gjithashtu i lidhur me çrregullimin obsesiv-kompulsiv.

Thonjtë janë vetëm një pjesë e puzzle-it

Ndonëse ndryshimet e thonjve shoqërojnë shumë sëmundje, këto ndryshime janë rrallëherë shenjë e parë. Shumë anomali të thonjve janë të padëmshme, jo të gjithë me thonjtë e bardhë kanë hepatit. Nëse jeni të shqetësuar për paraqitjen e thonjve tuaj, shkoni te një dermatolog.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.webmd.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top