FB

February 25, 2023 | 9:16

Çfarë u bëjmë fëmijëve që frikësohen e turpërohen kaq shumë nga prindërit?

“Mos i thuaj mamit apo babit”, “vetëm mami apo babi mos ta marrë vesh”. Këto shprehje të frikshme dhe të dhimbshme njëkohësisht, që tregojnë se sa të huaj janë fëmijët me prindërit e tyre, vazhdojnë të jenë prezente. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, këto shprehje nuk kanë ndryshuar, ato i rezistojnë kohës. Ku është burimi i kësaj ndjenje frike dhe turpi nga prindërit që provon fëmija?

lira

Lira Gjika, pediatre

Kjo “gjë” nuk duhet lënë në heshtje, por duhet të na bëjë të mendojmë se ku e kemi të keqen ne të rriturit. Çfarë u bëjmë fëmijëve që frikësohen e turpërohen kaq shumë, sa harrojnë mjedisin dhe të tjerët? Prindër, të rritur, mbase ka ardhur koha që të merremi seriozisht me mënyrat tona të të sjellurit që të mos jemi të huaj për fëmijët.

p

Mendoni një fëmijë në prag adoleshence apo adoleshent që ka një problem dhe nuk di me kë të flasë pasi prindërit janë të parët që e gjykojnë. Çfarëdo që të kenë bërë, do të ishte më mirë të flitej për të mos u shtyrë më thellë në kaosin që provokon dyshimi. Në vend që t’i lëmë vetëm, më mirë të kontrollojmë atë që ndjejmë ne dhe të ruajmë gjakftohtësinë që të mbajmë gjallë komunikimin.

Të mos i lëmë vetëm përballë të panjohurave dhe të keqes. Më mirë t’i ndihmojmë duke u kërkuar të falur që jo gjithmonë ne të rriturit arrijmë t’i kuptojmë apo, jo gjithmonë arrijmë të bëjmë më të mirën.

Të përpiqemi t’i nxitim edhe ata që të kenë kurajo për të folur e treguar se si ndihen që bëjnë veprime që shpesh i rrituri i keqkupton apo nuk i pranon si të mira. Mbase duke folur, duke ruajtur komunikimin do të ndihmojmë njëri-tjetrin për të nxjerrë më të mirën nga shpirti dhe të mos jemi të huaj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top