FB

November 4, 2021 | 8:05

Çfarëdo ju sjell jeta, vjen sepse mund ta kapërceni atë

Duke lexuar biografitë e njerëzve të mëdhenj, kuptova që të gjithë kishin diçka të përbashkët: nuk kishte asnjë personalitet, jeta e të cilit të mos kishte përjetuar vështirësi, të mos ishte përballur me rrëzimin, para famës.

Nga Esmeralda Birçaj

Të gjithë ne urrejmë çdo gjë kur diçka shkon keq në jetën tonë. Jo vetëm për gjëra serioze, por edhe për ato më të thjeshtat. Nëse humbëm autobusin, zhgënjimi dhe nervat na ngrihen menjëherë. Të bllokuar vetëm në dhimbjen e sotme, nuk jemi në gjendje të peshojmë përfitimet e një kohe të vështirë në evolucionin tonë afatshkurtër.

Por gjithçka në jetë ka një qëllim, edhe nëse nuk e realizon në kohë atë. Jeta di si të t’ju sjellë situatat e duhura, të lejojë që të shfaqet vetja jote më e mirë dhe madje të të mahnitë edhe ty. Nuk ka vështirësi që nuk mund ta mposhtësh. Të sjellësh jetën në rrugën tënde do të thotë që tashmë, di për qëndrueshmërinë dhe aftësitë e tua.

Njeriu bëhet më i mençur përmes kohërave të këqija, sepse vetë problemi e motivon dhe e shtyn të kërkojë zgjidhje. Shumica e njerëzve që ne admirojmë sot e dinin se nuk asgjë nuk mund të bëhej pa përpjekje, kështu që kjo ishte arsyeja pse ata ishin më kokëfortë në momentin e vështirë, pa u dorëzuar. Nëse praktikojmë më shumë, atëherë do të kuptojmë që drita nuk humbet kurrë: thjesht jemi të verbër dhe nuk mund ta shohim atë.

Çdo gjë në jetë ka qëllimin e saj të shenjtë. Të gjithë njerëzit që vijnë në jetën tonë, kanë diçka për të na mësuar. Të gjitha momentet bëhen një thesar i vlefshëm i përvojave. Një refuzim për të punuar mund t’ju bindë të luftoni dhe të merrni më të mirën nga vetja, një dështim në provime mund t’ju tregojë se e gjithë jeta juaj nuk gjykohet nga një fatkeqësi. Gjithçka ka një qëllim të shenjtë. Dhe e kuptoni pas njëfarë kohe, duke falënderuar jetën për të gjitha pengesat që ju ka sjellë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top