FB

February 11, 2022 | 8:40

Chiara Ferragni me manikyrin që ndryshon ngjyrën: sekreti i manikyrit të ri të ylbertë

Chiara Ferragni ka një manikyr të ri dhe megjithëse në pamje është “zakonisht” monokromatik, në të vërtetë fsheh një sekret. Manikyri i veshur nga influencuesja ndryshon ngjyrën dhe motivi që fshihet pas këtij efekti të ylbertë është shumë i veçantë.

01

Chiara Ferragni është influencuesja më e ndjekur e modës italiane në botë, me vetëm një postim ajo është e aftë të shpërfaqë modën dhe trendet në nivel ndërkombëtar dhe nuk është për t’u habitur që janë të shumtë ata që nuk mund të mos e imitojnë.

Mesa duket edhe ajo po përgatitet për ardhjen e pranverës, në fakt në Instagram ka treguar manikyrin e ri me vitamina dhe fluoreshente që do të jetë perfekt për sezonin e ri.

Cila është veçantia e saj?

Edhe pse në dukje shfaqet “zakonisht” monokromatike, në realitet ajo ndryshon ngjyrën, duke i dhënë jetë një efekti ylber shumë origjinal.

2

Nuk është hera e parë që Chiara Ferragni shfaq manikyrin në rrjetet sociale: e vetëdijshme se ka një ndikim të fortë në çdo tip të trendit të modës, ajo e bën këtë sa herë që shkon tek estetistja, duke lançuar gjithmonë tendenca të reja përsa i përket artit të thonjve. Pas manikyrit vezullues të thonjve disa muaj më parë, këtë herë ajo është fokusuar në një efekt të ylbertë dukshëm më origjinal. Asnjë produkt shumëngjyrësh apo nuanca shumëngjyrëshe: pavarësisht nga çfarë imagjinohet në pamje të parë, thonjtë e influencueses nuk janë njëngjyrësh, pra ngjyra lejla fluoreshente, por arrijnë të ndryshojnë rrënjësisht ngjyrën dhe të bëhen të kuqe-portokalli në pak sekonda.

 

Manikyri që ndryshon ngjyrën është i domosdoshëm për pranverën 2022

Si transformohet manikyri i Chiara Ferragni në një kohë kaq të shkurtër? Sekreti është shumë më i thjeshtë nga sa e imagjinoni: manikyri i saj i ri është një gjysmë i përhershëm që ndryshon nuancën e tij në bazë të temperaturës. Me pak fjalë, manikyri i domosdoshëm i pranverës 2022 duhet të jetë jo vetëm plot ngjyra dhe pop, por duhet të fshehë edhe një detaj argëtues. Sa njerëz do të marrin frymëzim nga gruaja e Fedez për t’i dhënë një prekje të çuditshme ditëve të para të buta të vitit?

1

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi Fanpage.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top