Marrëdhënie

July 25, 2017 | 9:01

Çiftet e lumtura: Si ta mbani marrëdhënien tuaj të shëndetshme

Marrëdhëniet romantike janë të rëndësishme për lumturinë dhe mirëqenien tonë. Megjithatë, më shumë se 40 përqind e martesave përfundojnë me divorc,  një tregues i qartë se marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të lehta. Për fat të mirë, ka hapa që mund të ndërmerrni për të mbajtur marrëdhënien tuaj të shëndetshme.

1

Flisni haptazi

Komunikimi është një element kyç i marrëdhënieve të shëndetshme. Është e rëndësishme të flitet më shumë sesa thjesht prindërimi dhe mirëmbajtjen e familjes. Mundohuni të kaloni disa minuta çdo ditë, duke diskutuar për tema më të thella ose më personale për të qëndruar të lidhur me partnerin tuaj për një periudhë afatgjatë. Mbajtja e shqetësimeve ose problemeve për vete mund të rrisë pakënaqësitë.

Dilni nga rutina

Mes fëmijëve, karrierës dhe angazhimeve, mund të jetë e vështirë të qëndroni të lidhur me partnerin tuaj. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që të dilni nga rutina dhe të provoni gjëra të reja, të shkoni bashkë në një kurs kërcimi, të dilni pasdite në një pikinik…

Intimiteti është gjithashtu një element kritik i marrëdhënieve romantike

Normalisht që nuk mund të jetë në axhendë e vizuar me ngjyrë të kuqe, por gjetja e kohës për intimitetin në çift ndihmon në plotësimin e nevojave tuaja fizike dhe emocionale.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top