Burrat jo gjithmonë shprehen me fjalë, por ata kanë mënyrën e tyre për të na treguar se na duan dhe se me të vërtetë kujdesen për ne. Ato nuk janë deklarata të qëllimit ose gjesteve goditëse, të cilat ne mund t’i vlerësojmë, por vëmendje të vogla ose të mëdha të afta për prekur në zemër, nëse jemi aq të vëmendshëm sa të jemi në gjendje t’i kuptojmë dhe vlerësojmë ato.
Kur del me miqtë ai dëshiron që ne të jemi me të – Shumë djem kanë një bazë të fortë shoqërie që u pëlqen të dalin vetë, pavarësisht nëse janë shokë futbolli, apo miqtë më të vjetër. Kur ai fillon të na kërkojë të bëhemi pjesë e kësaj bote është një shenjë se ne jemi ose po bëhemi vërtet të rëndësishëm për të.
Na dëgjon! – Burrat kanë një reputacion si dëgjues të këqij, aq sa ne pothuajse nuk kemi pritur vëmendjen e tyre kur flasim. Epo, një djalë i dashuruar dëgjon fjalët tona dhe bën gjithçka për të kujtuar atë që kemi thënë. Në të vërtetë fakti që synon të fiksojë sa më shumë detaje që të jetë e mundur për atë që duam dhe atë që ndajmë me të është një tregues i saktë i konsideratës së tij ndaj nesh.
Na bën të ndihemi të sigurt – mashkulli tenton të jetë mbrojtës i bashkëshortes të tij. Një njeri që na do, do na bëjë të ndihemi të sigurt në të gjitha aspektet e jetës, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.
Ai kërkon këshillën tonë (dhe ndoshta ai e ndjek atë) – Fakti që ai kërkon mendimin tonë për situatat që ai jeton ose për vendimet që ai do të marrë është një sinjal i qartë vlerësimi dhe konsiderate për opinionin tonë. Nëse i atribuon vlerë të menduarit tonë kjo do të thotë se na jep vlerë ne si person.
Pranon kompromise – Jeta në çift përbëhet nga negociatat. Fakti që dimë të pranojmë dhe ndërtojmë një kompromis të duhur pa u përpjekur të anashkalojmë vullnetin tonë është një shenjë e mirë dashurie, që duhet marrë në konsideratë maksimale. Sigurisht, ne duhet të tregohemi të aftë për të njëjtin fleksibilitet ndaj tij.
Nëse na jep një dhuratë, ai është i përkushtuar ndaj zgjedhjes – Pavarësisht nëse është diçka e vogël apo një dhuratë më e rëndësishme, një burrë i dashuruar është plotësisht i angazhuar për të zgjedhur një objekt që ne mund të na pëlqejë vërtet. I vogël apo i madh, ky mendim është për ne.
Atij nuk i intereson se çfarë bëjmë, për sa kohë që jemi bashkë – nëse mbrëmja intime që duhej të kalonim së bashku mungon për shkak të angazhimit tonë në punë, ai do të jetë i kënaqur edhe me një gjysmë ore të vjedhur pas zyrës, apo do të jetë i lumtur duke na shoqëruar për në punë, vetëm për të kaluar pak kohë me ne.
Imiton gjestet dhe qëndrimet tona – Imitimi i gjesteve dhe lëvizjeve të një personi është një mënyrë që adoptohet, shpesh pa dashur, për ta bërë tjetrin të ndihet i qetë dhe për të ngjallur interesin e tij. Nëse zbulojmë tek ai lëvizjet dhe qëndrimet që na përkasin neve, ai nuk po na imiton, por po shpreh interesimin dhe konsideratën e tij në mënyrë jo verbale.
Ai shkon në supermarket për të marr qumështin për ne… – …ose për të marr xhaketat tona nga pastrimi kimik, ose për të nxjerrë qenin: me pak fjalë, ai na jep një dorë për çfarëdo që kemi harruar ose nuk kemi kohë apo dëshirë për ta bërë. Me pak fjalë bashkimi me të është forcë.
Dhe kur na shikon… – Ai na bën të ndihemi si objekti më i çmuar në botë.
Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.