Studiuesit prej kohësh kanë zbuluar se cigarja shton rrezikun e sëmundjeve të demencës, por që duhani të ishte një “vrasës” i vërtetë i kujtimeve, edhe në moshë të re, është një risi.
Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga Severine Sabia, studiuese e “Insitute National de la Sante’ et de le Recherche Me’dicale” pranë Villejuif në Francë, i cili është botuar në revistën “Archives of Internal Medicine”. Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim një grup njerëzish 35-55 vjeç, dhe kanë arritur në përfundimin se duhani përkeqëson aftësitë njohëse të të nxënit, memorien, arsyetimin e individëve që në moshë fare të re.
Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni: jeni ende në kohë për të rifituar memorien e humbur nga duhanpirja. E rëndësishme është të hiqni dorë nga duhani.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 165
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.