FB

November 30, 2023 | 8:10

Cila është frika kryesore e personave që jetojnë vetëm?

Çfarë kanë frikë njerëzit e vetmuar? Mund të duket e parëndësishme, por thjesht vetmi…

Sipas një studimi 35 për qind e beqarëve ndihen të vetmuar dhe janë më të mbytur nga ky status, sesa ata që jetojnë në qytete të mëdha.

Organizata thotë se komunitetet nuk janë më në rrjet, gjë që rrit vulnerabilitetin e beqarëve që ndihen gjithnjë e më të shkurajuar dhe të izoluar (veçanërisht të moshuarit). 47% e të anketuarve thanë se nuk e dinin se kush janë fqinjët e tyre ose nuk kishin folur kurrë me ta. Vetmia është një nga problemet më të mëdha të kohës sonë. Gjashtë nga 10 vetë thanë se ndjenja e vetmisë ka një ndikim negativ në jetën e tyre, ndërsa një e treta thonë se nuk kanë strategji për t’u përballur me vetminë.

Shumica e njerëzve të vetmuar mbi 65 vjeç thanë se e konsiderojnë televizorin formën e tyre kryesore të shoqërisë. Si e kapërcen problemin?

Është e qartë se duhet një përpjekje kolektive. Sigurisht, mund të jetë shumë mirë të regjistrohesh në një kurs për t’u përpjekur të bësh miq që kanë tema ose angazhime të përbashkëta. Edhe kafshët shtëpiake mund të jenë një mbështetje fantastike. Tetëdhjetë për qind e njerëzve që morën një qen pas vetëm një muaji thanë se ndiheshin më mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top