Rezultatet e studimeve kanë treguar se birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negativ.
Në të vërtetë, shkencëtarët e “Universitetit Mikrobiologjik Molekular dhe Bioteknologjisë” në Tel Aviv zbuluan se konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.
Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime sepse kërkimet janë bërë në qelizat e mykut dhe që duhen vazhduar për të konstatuar nëse birra apo kafeja do të kenë të njëjtin ndikim edhe në qelizat njerëzore.
Studimet e mëhershme kanë treguar që të dy llojet e pijeve, kur konsumohen me masë, kanë ndikim të shkëlqyeshëm në shëndet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.