Mirëqenie

October 9, 2019 | 8:20

Përfitimet terapeutike të kungullit

Kungulli është një perime e ëmbël që ofron dhjetëra veti terapeutike dhe është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Përfitimet e kungullit bazohen në virtytet e tij antioksiduese dhe përmbajtjen e tij të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të kungullit.

Hipertensioni. Vitamina C e kungullit, fibrat dhe kaliumi ndihmojnë në rregullimin e presionit dhe mbrojnë zemrën. Në veçanti kaliumi është një mineral themelor për të parandaluar hipertensionin dhe për të promovuar qarkullimin.

Shikimi. Kungulli është i pasur me vitamina C, E dhe beta-karoten, të gjitha lëndë ushqyese për të mbrojtur shëndetin e syrit dhe për të parandaluar dëmtimet degjenerative. Rritja e konsumit të kungullit zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën.

Forcon sistemin imunitar. Të gjitha perimet e pasura me vitaminë C dhe beta-karoten, të tilla si kungulli, forcojnë sistemin tonë imunitar, duke na mbrojtur nga viruset dhe bakteret.

Kanceri. Beta-karotenet e kungullit janë të lidhura me parandalimin e kancerit të prostatës dhe zorrës së trashë.

Lëkura. Duke qenë i pasur me beta-karoten, kungulli na mbron nga rrezet UV të diellit, duke parandaluar njollat dhe rrudhat. Mund të përgatisni një maskë me kunguj për fytyrën duke bluar pak kungull të zier dhe duke shtuar në të një vezë, një lugë mjaltë dhe një lugë qumësht.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top