FB

February 2, 2022 | 8:38

Cila qenie e gjallë ka shqiptuar fjalën e parë?

 

Rrokjet e para u shqiptuan nga Homo habilis. Por, gjestet me funksionin për të komunikuar kanë lindur përpara fjalës.

Përktheu e përshtati, Adela Kolea

  • Germa, rrokje, fjalë…

Qenia e gjallë e parë pra, që shqiptoi fjalën e parë, qe Homo habilis. Reliktet e eshtrave të kafkës së këtij Homo habilis dëshmojnë për gjurmë të lëna në të, të zonave të trurit të prira për të folurën që nyjëzohej, zonat e ashtuquajtura “Broca e Wernicke.” Këto dy zona të trurit shërbejnë për të kuptuar dhe përpunuar të folurën.

Për të mundësuar të folurën, nevojitet gjithashtu, përveç këtyre strukturave neurologjike, edhe zotërimi i laringut të pozicionuar poshtë dhe ndoshta Homo habilis e mbartte këtë karakteristikë.

  • Rrokjet e para.

Sigurisht që Homo habilis nuk kishte një të folur komplekse si ne sot por, mund të ketë shqiptuar fjalët e para një apo dyrrokëshe.

Prej këtu, tërësia e të folurës ndryshon sipas stilit të jetesës (sa më tepër, veprimtaritë e së përditshmes përpunoheshin, d.m.th ato në lidhje me punimet prej guri, zhvillimi i artit, i teknikave të gjuetisë, fillimi i praktikimit të konceptit të varrosjeve), aq më tepër, komunikimi verbal midis njerëzve bëhej i domosdoshëm për përditshmërinë.

Megjithatë, mënyra e parë e paraardhësve tanë për të komunikuar kanë qenë gjestet.

Studime mbi të folurën njerëzore kanë pohuar se kjo ka mbërritur prej interpretimit të gjesteve të Primatëve, që janë të ngjashme edhe me ato të njerëzve, p.sh:

Për të kërkuar ushqim, majmuni bonobo dhe shimpanzeja zgjasin dorën, duke mbajtur pëllëmbën të hapur. E bëjnë të njëjtat lëvizje për të joshur ‘partneren’ apo për t’u pajtuar pas një konflikti.

  • Gjeste e tinguj zanorë.

Lëvizjet krahë-duar mund të jenë përdorur nga paraardhësit tanë në momentet kur nevojitej kryesisht qetësi, heshtje, si p.sh përgjatë gjuetisë.  Ndërsa tingujt zanorë kanë ardhur më pas, vetëm atëherë kur në tru është zhvilluar zona cerebrale e përshtatshme për procesin e lidhur me të folurën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top