FB

June 15, 2022 | 8:50

Cilat janë 5 gjuhët e dashurisë dhe ҫfarë tregojnë ato për marrëdhënien tuaj

Të dashuruarit kanë pasur gjithmonë mënyrën e tyre të komunikimit, një gjuhë të veçantë shpesh të kuptueshme vetëm për ta, e përbërë nga shikime, gjeste të vogla, pëshpëritje të fshehta. Ky fjalor dashuror evoluon me maturimin e marrëdhënies dhe transformohet në një mënyrë të rëndësishme, aq sa amerikani Gary Chapman ka botuar librin me temën “Pesë gjuhët e dashurisë.”  Sipas autorit, ndjenja e dashurisë ka pesë gjuhë specifike:

1- Deklarata verbale. Fjalët janë mënyra e menjëhershme e komunikimit me të tjerët, nëse duam një person, natyrshëm jemi të prirur të përdorim fraza si “Të dua”, “Je unike në botë për mua”, ” Je e bukur”, “Nuk mund të jetoj pa ty”. Ato mund të jenë deklarata, komplimente, shprehje vlerësimi apo edhe fjali inkurajuese ose komente dashamirëse.

 2 – Koha dhe kujdesi. T’i kushtosh kohën dhe vëmendjen dikujt është një gjuhë dashurie. Shenjat e kësaj janë dëgjimi me vëmendje dhe i përqendruar gjatë një bisede, aftësia për të krijuar gjithmonë një hapësirë gjatë ditës për të  dhe  për t’iu përkushtuar në ato gjëra që i/e dashuri dëshiron më shumë.

3 – Kontakti fizik. Puthjet, përqafimet, marrëdhëniet seksuale, por edhe afërsia e thjeshtë fizike janë një mënyrë e fuqishme dhe efektive për të transmetuar dhe kërkuar dashurinë.

4 – Gjestet e ndryshme. Oferta për të përgatitur darkën, ose për të shkuar në radhë në një zyrë postare, pra veprime që sa herë partneri ynë ofron të na zëvendësojë në një detyrë që e konsiderojmë të rëndë dhe të pakëndshme, na bën objekt të një gjest dashurie.

5 – Dhuratat. Nuk ka rëndësi nëse janë objekte të shtrenjta, vlera e një dhurate qëndron në dashurinë dhe vëmendjen që ajo shpreh dhe se si i ka përqendruar dëshirat tona. Një dhuratë mund të mos jetë as një objekt fizik për t’u paraqitur, por mund të jetë një përvojë e bukur që duhet bërë së bashku.

 

Përgatiti S.P / Burimi www.tgcom24.mediaset.it 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top