Viti i ri është një mundësi e re për t’ia nisur diçka nga fillimi, ndaj kemi shansin t’ia fillojmë nga e para për të bërë më të mirën tonë, për t’u bërë më të mirë.
Ajo që ne bëjmë gabim, është t’i vendosim vetes qëllime që nuk lidhen me rritjen tonë të brendshme por me plane. Së pari, është e rëndësishme që në këtë vit të ri qëllimet tona të lidhen me veten për veten tonë.
1. Gjej paqen tënde të brendshme. Vendosi qëllim vetes që të fokusohesh tek vetja jote dhe të punosh fort me gjendjen tënde. Gjithçka, çdo sukses fillon nga ti, nga ndjesitë e tua, nga mënyra se si mendon, sa e paqtë je ti me veten. Për këtë mund të listoni mënyrat që të bëjnë ty të arrish këtë qëllim.
2. Puno me besimin në vete. Shumë qëllime në jetë ne nuk I arrijmë sepse nuk besojmë në vete, ndaj mos fillo me plane që lidhen me arritje familjare ose profesionale pa punuar me besimin tënd. Ti je gjithçka që ti ke ndaj puno dhe beso fort në gjithçka që bën, ndoshta nuk do të jesh më i miri, por këmbëngulja dhe besimi në vete do të të bëjë gjithmonë të suksesshëm.
3. Rrit marrëdhëniet e tua. Të kesh miq dhe të kujdesesh për marrëdhënien tënde bën mirë për shëndetin mendor. E rëndësishme është që çdo ditë të rrisim marrëdhëniet tona, të mos xhelozojmë për jetën dhe arritjet e dikujt tjetër, por t’i njohim ato dhe të fitojmë modelin më të mirë prej tyre. Ti je unik dhe kjo të bën shumë të veçantë ndaj rrit qenien tënde, rrit marrëdhëniet dhe ndihu mirë me gjithçka që të rrethon.
4. Ji mirënjohës! Gjithçka që ti ke arritur këto vite, ndoshta nuk është ajo që ke dashur, por e gjithë kjo të ka bërë ky që je sot, ndaj ji i kënaqur dhe mirënjohës. Mirënjohja të fal vërtetë paqe me veten.
5. Mendo të bësh veten tënde krenar dhe jo të tjerët. Ajo çka ka rëndësi je ti, ndaj për ty puno fort, mos mendo për të tjerët, por për veten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.