Në fokus

December 30, 2020 | 15:55

Mjeku imunolog Genc Sulçebe publikon rezultatet e studimit në Tiranë: Gjysma e popullsisë e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar sot rezultatet e studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas imunologut Genc Sulçebe, përqindja e pozitivitetit “lëkundet afërsisht 50% e popullatës”. Që do të thotë se gati gjysma e popullsisë në kryeqytet e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet prej tij.

genc-sulcebe-akademia

Në fazën e tretë të studimit, u kampionua një numër prej 812 individësh, nga të cilët rezultuan pozitivë për antitrupa ndaj Sarscov2, 405 individë.

Pra pozitiviteti i antitrupave ndaj virusit në popullatën e Tiranës është 49.6 %, mund të themi përafërsisht gjysma e individëve të testuar rezultuan pozitive për antitrupa”, tha Sulçebe.

Burimi Panorama Online

#panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top