Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Sëmundjet autoimune janë sëmundje që në thelb lindin nga vetë trupi që sulmon veten. Në kushtet autoimune, sistemi ynë imunitar është tepër aktiv, d.m.th funksionon me “shpejtësi më të larta” si rezultat i së cilës nuk i njeh elementet e veta dhe shkatërron indet e shëndetshme.
Stresi dhe sëmundjet autoimune
Sistemi ynë imunitar ndikohet drejtpërdrejt nga stresi dhe më konkretisht nga hormoni kryesor i stresit, kortizoli. Kur stresi rritet, kontrolli i kortizolit të sistemit imunitar mund të reduktohet përgjithmonë, duke çuar në rritjen e inflamacionit. Inflamacioni i shtuar shkakton një sërë sëmundjesh si sëmundjet autoimune. Kur stresi është i fortë, trupi fillon të bëhet rezistent ndaj kortizolit ose nuk prodhon mjaftueshëm kortizol. Kur kjo ndodh, inflamacioni mund të rritet për shkak të një deficiti në pastrimin endogjen. Prandaj, rritja e inflamacionit mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve autoimune.
Si përfundim, stresi nuk shkakton sëmundje autoimune në vetvete. Megjithatë, për personat që kanë një predispozitë gjenetike, stresi mund të jetë një nga faktorët që çojnë në zhvillimin e sëmundjes.
Sipas modelit biopsikosocial, njohja e të menduarit, ndjenjës dhe sjelljes së pacientit në lidhje me sëmundjen e tij është mënyra më e besueshme dhe më efektive, në kombinim me trajtimin farmaceutik, për një trajtim gjithëpërfshirës të problemit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.