Për të qenë të lumtur nuk keni nevojë për një portofol të madh që të blini shumë, por një mendje të madhe që vlerëson disa gjëra. Sipas babait të Psikologjisë Pozitive Martin Selingman, 60 për qind të lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe mjedisi, 40 përqind varet nga ne.
Lumturia nuk është një qëllim, është një mënyrë e jetës. Por, shpesh ne e shikojmë lumturinë si një qëllim, diçka që duhet arritur. Ne përpiqemi të gjejmë atë në vende të ndryshme, ndonjëherë në blerjen e gjërave, duke ndryshuar punë, ose duke filluar një marrëdhënie të re. Megjithatë, këto janë vetëm ndërmjetës të lumturisë. Prandaj, pavarësisht përpjekjeve, lumturia bëhet e pakapshme. Shpesh përcaktimi i qëllimeve nuk shërben për të arritur ekuilibrin emocional, por na detyron të ndjekim një karrierë që na mbush me stres dhe pakënaqësi.
Cilat janë sjelljet që pengojnë lumturinë?
Mundoheni t’i kënaqni të gjithë
Ne jetojmë në shoqëri, kështu që duhet të ndjekin disa rregulla, por kjo nuk do të thotë që duhet të humbasim identitetin tonë dhe, mbi të gjitha, të harrojmë ëndrrat tona.
Dëshironi një jetë të përkryer
Nëse imagjinojmë se për të qenë të lumtur kemi nevojë për një jetë të përsosur, ndoshta kurrë nuk do të arrijmë lumturinë. Përsosmëria nuk duhet të jetë një kërkesë për lumturinë. Ju duhet të gjeni lumturinë në detajet e vogla, edhe nëse gjërat nuk janë të përsosura.
Ndiqni pasurinë
Studime të shumta kanë konfirmuar se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Pasuria nuk e bën dallimin midis lumturisë dhe pakënaqësisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.