Mirëqenie

March 29, 2017 | 11:52

Cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës?

Ka faktorë të shumtë që ndikojnë në plakjen e lëkurës: geni, pirja e duhanit, ekspozimi ndaj diellit, mjedisi, dhe shumë më tepër. Por ajo që hani luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si dukeni. Efektet e ushqimit nuk ndodhin brenda natës. Për një kujdes të shtuar ndaj pamjes suaj ju tregojmë disa nga ushqimet që favorizojnë plakjen e lëkurës:

 

older

Ëmbëlsirat

Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës, duke e bërë këtë të fundit të humbasë tonifikimin, elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

 

Alkooli

Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka gjë më të dëmshme për lëkurën sesa një gjumë i parehatshëm.

 

Vera e bardhë

Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Në këtë mënyrë vetëm sa rritet prania e acideve. Ndaj, pas konsumit të verës së bardhë prisni të paktën 1 orë para se të lani dhëmbët.

 

Mishi i pjekur

Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto efekte këshillohet heqja e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

 

Ushqimet e kripura

Ju mund të gatuani pa kripë, por kjo nuk ju garanton për konsumin e ulët të saj. Shumë ushqime të konservuara përmbajnë sasi të larta kripe.

 

Ushqimi pikant

Ushqimet me erëza dëmtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë probleme gjatë menopauzës.

 

Pijet energjike

Mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë, por kanë një ndikim negativ për dhëmbët tuaj. Aciditeti i bën dhëmbët më të prekshëm ndaj njollave. Konsumoni sa më pak pije energjike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top