Këshilla & Arsye

March 29, 2017 | 11:24

Si të njohim llojet e ndryshme të depresionit?

1

Depresioni i madh

Depresioni i madh karakterizohet nga një kombinim i shenjave që zgjasin të paktën dy javë. Ju jeni të trishtuar ose të nevrikosur dhe këto ndjesi ndërhyjnë në aftësitë për të punuar, gjumin, ushqimin dhe argëtimin.

Distimia

Distimia është një lloj i depresionit të lehtë, por zakonisht me afat të gjatë në krahasim me depresionini e madh. Ju keni ndjenja dëshpërimi, pagjumësi ose gjumë të tepërt, përqendrim të ulët ose vështirësi në marrjen e vendimeve, mungesë energjie ose lodhje, vetëvlerësim të ulët.

Çrregullimi bipolar

Një tjetër lloj i depresionit është çrregullimi bipolar, i cili përbëhet nga një grup i çrregullimeve të humorit. Çrregullimi bipolar përfshin episodet manike, hipomanike ose të përziera. Mania shpesh ndikon të menduarit, gjykimin dhe sjelljen sociale.

Depresioni reaktiv

Ky është lloji më i shpeshtë i depresionit, për shkak se shfaqet kur pësoni një humbje. Nëse nuk arrini ta kapërcëni humbjen, dhimbja rritet gjithnjë e më shumë, dhe hap rrugë për ndjenjat e trishtimit dhe vetmisë. Njerëzit introvert, të pasigurt me veten janë tepër të ndjeshëm dhe përjetojnë këtë lloj depresioni.

Depresioni endogjen

Depresioni endogjen mund të krahasohet me një lumë të tërbuar që papritmas fshin jetën dhe çdo dëshirë për të reaguar. Ndër shenjat më të dukshme përfshijnë apatinë dhe zbrazëtinë, trishtimin e vazhdueshëm, pagjumësinë, ëndrra të këqija, humbje të oreksit dhe humbje të dëshirës seksuale.

Depresioni i maskuar

Shenjat që lidhen me “depresionin e maskuar”:

  • pagjumësi
  • dhimbje koke
  • marramendje
  • çrregullime të tretjes
  • dhimbje të barkut
  • Ndryshime në funksionin e zorrëve
  • dhimbje shpine
  • dhimbje qafe
  • kontraktimet e muskujve
  • lodhje të vazhdueshme fizike dhe mendore

Çrregullimet emocionale sezonale

Ndryshimet e humorit janë ciklike, sepse lidhen me ndryshimin sezonal, dhe shfaqen kryesisht në vjeshtë dhe pranverë. Njerëzit që vuajnë më shumë, në përgjithësi, janë njerëzit më të ndjeshëm, siç janë fëmijët dhe të moshuarit.Në mënyrë tipike, ky çrregullim është i lidhur me çrregullimet e gjumit dhe më shumë nevojë për karbohidrate. Personat që vuajnë nga çrregullimet emocionale sezonale ndjehen të dobët, u mungon forca, janë të hutuar dhe të shqetësuar, si dhe kanë vështirësi vëmendje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top