FB

June 11, 2022 | 9:33

Cilat janë vendet më të ndotura në botë?

Ndotja është një fenomen që prek të gjithë botën. Asnjë komb nuk përjashtohet dhe madje edhe skajet më të largëta të globit preken nga smogu dhe mbetjet, veçanërisht ato plastike, të cilat po zhytin planetin, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin e tij, por shëndetin e çdo qenieje të gjallë. Ka vende ku, megjithatë, ndotja është shumë më e madhe, edhe falë politikave të liga që nuk ndalojnë një fenomen të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Ka vende ku indeksi i ndotjes ka arritur nivele vërtetë të tmerrshme, vende ku ajri ka filluar të jetë i padurueshëm dhe njerëzit vuajnë nga probleme të frymëmarrjes që nuk duhen nënvlerësuar. Por ndotësit, si grimcat, mund të shkaktojnë gjithashtu dëme serioze në florën dhe faunën, duke ndryshuar përgjithmonë fytyrën e planetit të gjelbër, i cili bëhet çdo ditë e më pak i gjelbër. Të dhënat në këtë renditje që kanë të bëjnë me zonat më të ndotura të botës datojnë në vitin 2021. Vendet në renditje janë vlerësuar në bazë të Indeksit të ndotjes, i cili vlerëson cilësinë e ajrit, ndotjen e ujit, aksesin në ujin e pijshëm, menaxhimin e mbetjeve, perceptimin e njerëzve, etj.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Numbeo, një bazë të dhënash që përmban të dhëna në lidhje me kushtet e jetesës së vendeve të botës, duke iu referuar edhe fenomenit të ndotjes, 5 vendet më të ndotura janë:

Afganistani, me një indeks të ndotjes prej 93.45

Myanmar, me një indeks të ndotjes prej 92.54

Mongolia, me një indeks ndotjeje prej 92.45

Gana, me një indeks të ndotjes prej 89.20

Libani, me një indeks të ndotjes prej 88.37

Zona të tjera me rrezik të lartë janë Nigeria, Pakistani dhe Kina.

 

Përgatiti S.P / Burimi www.donnad.it 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top