Këshilla & Arsye

February 28, 2019 | 11:20

Cilat ushtrime mbrojnë shëndetin e kockave?

A duhet të shqetësohen meshkujt për shëndetin e kockave, dhe nëse po, cilat janë ushtrimet e duhura për forcimin e kockave?

Nivelet e hormonit mashkullor testosteron fillojnë të bien me kalimin e moshës, dhe mund të mos jenë të mjaftueshme për mbajtjen e kockave të forta. Gjatë jetës njeriu mund të pësojë fraktura të kockave. Nëse kjo ndodh në moshë të re, probabiliteti për ripërtëritje dhe shërim të shpejtë të kockave është më i lartë. Por, me moshimin, fillon të ulet masa kockore dhe densiteti, kështu kockat bëhen më të ndjeshme ndaj frakturave. Lajmi i mirë është që jo çdo i moshuar zhvillon probleme me kockat, dhe mund të ngadalësoni procesin e dobësimit të kockave me ushtrime.

1

Cilat ushtrime ndihmojnë në mbrojtjen e kockave?

Ekspertët rekomandojnë ushtrimet që stimulojnë formimin e masës kockore duke ushtruar presion në kocka, sidomos në artikulacione dhe shpinë, pjesët që preken më shumë nga frakturat. Shembuj të këtyre ushtrimeve: ecja, ngjitja e shkallëve, hiking, vrapimi apo edhe kërcimi.

Kërcimi me litar është një tjetër ushtrim i mirë për forcimin e kockave. Këto lloje ushtrimesh mund t’i kryeni në natyrë ose palestër, duke u ndjekur edhe nga një instruktor.

Burimi: gazetashendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top