Asnjëherë nuk dihet se çfarë na rezervon jeta dhe disa informacione të thjeshta por që mund të na shërbejnë në shumë situata është mirë që t’i dimë.
Ekzistojnë shumë grupe gjaku dhe më poshtë po ju shpjegojmë se cili grup gjaku mund t’i japë apo marrë nga një grup i caktuar:
Personat që kanë grupin e gjakut AB+ mund t’u dhurojnë vetëm personave që kanë këtë grup gjaku.
Personat që kanë grupin e gjakut AB- mund t’u dhurojë personave që kanë grup gjaku AB- dhe AB+
Personat që kanë grupin e gjakut A+ mund t’u dhurojnë personave që kanë grup gjaku A+ dhe AB+
Personat që kanë grupin e gjakut A- mund t’u dhurojnë personave që kanë grup gjaku A+; AB+; A- dhe AB-
Personat që kanë grupin e gjakut B+ mund t’u dhurojnë personave me grup gjaku B+ dhe AB+
Personat që kanë grupin e gjakut B- mund t’u dhurojnë personave që kanë grup gjaku B+; AB+; B- dhe AB-
Personat që kanë grupin e gjakut 0+ mund t’u dhurojnë personave që kanë grup gjaku 0+; A+; B+ dhe AB+
Personat që kanë grup gjaku 0- mund t’u dhurojnë të gjithë grupeve të gjakut siç janë: 0+; A+; B+; AB+; 0-; A-; B- dhe AB-
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.