Yves Saint Laurent kur hodhi në treg këto çizme, mbase s’do e ketë menduar që do bëhen kaq të famshme e madje edhe në mesin e shqiptareve.
E nisur nga modelja e famshme Kendall Jenner, këto çizme përfunduan edhe në këmbët e Rihannas e deri te modelja shqiptare Emina Cunmulaj.
Së fundmi, çizmet vezëlluese të YSL, i bleu edhe këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri diku në Turqi, ndërsa çmimi i tyre është marramendës.
Këto çizme kushtojnë rreth 10 mijë dollarë nëse blihen nga dora e parë.
Mirëpo, të tilla mund të blihen edhe për çmime më të lira, siç ka bërë Enca Haxhia.
Edhe kjo këngëtare i posedon tani këto çizme, mirëpo jo të çmimit që i bleu Tahiri, e cila shpenzon shuma marramendëse për veshjet e saj.
Burimi /Prive.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.