Studim

February 1, 2018 | 14:55

Sporti në moshë të vogël shkakton dhimbje shpine

Aktiviteti i sforcuar fizik në moshë të vogël ndikon që fëmijët të kenë dhimbje shpine. Ky është përfundimi i një studimi nga profesorët e Universitetit “Tsukuba” në Japoni…

Të bëni aktivitet të madh fizik në moshë të vogël i hap dyert dhimbjes së shpinës. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Tsukuba, në Japoni, të cilët kanë kryer një studim mjaft të rëndësishëm. Sipas American Journal of Sports Medicine: “72% e atyre që kishin bërë aktivitet fizik që në shkollën fillore, kanë deklaruar se kanë, ose kanë pasur dhimbje në shpinë, krahasuar me 50% të atyre që kishin bërë një jetë sedentare”. Faji është i lëvizjeve të shumta e të vazhdueshme gjatë stërvitjes, të cilat i kanë bërë të vegjlit të marrin qëndrime të gabuara të trupit. Po cili është aktiviteti më i rrezikshëm në moshë të vogël? Sipas studiuesve, loja që duhet evituar është volejbolli, ndërsa sporti më pak i rrezikshëm është futbolli.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top