Akupunturë & Mjekësi Tradicionale Kineze
Dr. Suela Baruti
Master / Universiteti i Shanghait dhe Mjekësisë Tradicionale Kineze
Nga çdo organ i ynë i brendshëm, buron një meridian energjie, të cilët ndërthuren me njëri-tjetrin dhe përfundojnë në lëkurë. Çlirimi i kësaj energjie bëhet shpëtim për fizikun tonë. Rigjenerimi vjen nga një alternativë tradicionale e lashtë e mjekësisë kineze, akupunktura, e cila rigjeneron dhe shëron trupin pa nevojën e asnjë lloj ilaçi. Kurimi bëhet përmes disa mikrogjilpërave në zonat që njihen si pikat e akupunkturës. Janë rreth 630 pika, por 100 prej tyre janë më të përdorshmet. Të gjitha simetrike në të dyja anët e trupit, nëpërmjet të cilave funksionon akupuntura.
Doktoreshë Suela Baruti është e vetmja mjeke me Master Shkencor në Akupunturë, e cila sjell dijet dhe praktikën akademike të marrë Universitetin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Shanghai. Ajo është specializuar në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Akupunturës dhe Meridianë me doktoreshën më të mirë të Shanghait, Qian Qing Lan, me praktikë ekselente klinike dyvjeçare në të njëjtin institut, ku 100 pacientë në ditë merrnin trajtimin në akupunturë. Akupunktura është një terapi natyrale pa asnjë efekt anësor negativ dhe 100% e sigurt. Sot Dr.Suela Baruti, e vetmja mjeke shqiptare e licencuar në akupunturë, ka hapur klinikën e saj në Tiranë, në rrugën e Saraçëve, tek Selvia, për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me diagnoza që shëron akupuntura.
Çfarë nënkupton akupuntura?
Akupunktura është një mjekësi shumë e lashtë. Libri më i vjetër mendohet të jetë gati 7’000 vjet më parë. D.m.th. kur nuk ekzistonte mjekësia perëndimore, ekzistonte në Azi kjo mjekësi. Akupunktura është një mjekësi energjetike. Ka 5 funksione madhore nëpërmjet të cilave ajo ushtron funksionin e saj: 1.Antiinflamatore; 2.Heq dhimbjet; 3.Harmonizon hormonet; 4.Rrit imunitetin; 5.Rigjeneron nervat periferikë.
Si u konkretizua ideja për qendrën që drejtoni?
Një mike e familjes para 22 vitesh më rekomandoi të bëja një kurs akupunkture në gjuhën angleze në Kinë. Kur pashë se çfarë bëhej me akupunturën, u mrekullova. E kam provuar tek vetja në fillim. Pashë një rigjenerim shumë të shpejtë dhe më ndihmoi bashkë me mjekësinë të ndërmerrja një hap më madhor. Kryesorja ishte parja e efektit të akupunturës tek pacientët në Kinë. Spitali më i madh atje është Spitali shtetëror i Akupunturës. Janë spitale madhore që merren vetëm me mjekësi tradicionale, dhe universitetet përkatëse që ti shkollohesh dhe edukohesh. Pasi mbarova Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, isha në udhëkryq se çfarë specialiteti do të zgjidhja dhe kur rashë në kontakt me akupunturën, doja patjetër ta studioja. Dhe aplikova për një Master, për të cilin m’u dha e drejta. Pas studimeve 5-vjeçare, doja të hapja qendrën time dhe në këtë formë u kristalizua hapja e Klinikës Tirana Akupunturë.
U regjistrova sipas protokolleve në Urdhrin e Mjekëve për të cilin më vlerësuan duke qenë e vetmja mjeke aukpunture e licencuar.
Çfarë probleme shëndetësore mund të trajtojë akupuntura?
Akuptuntura funksionin më madhor e ka në kurimin e dhimbjes. D.m.th çfarëdolloj dhimbje akute apo kronike si: Hernie fiskale, spondeliartroza, artrite, borsite, nervi shiatik, paraliza faciale, alopecia areata, rehabilitimin e strokut, hemorragjitë ose ishemitë, neuralgji trigeminale, tuneli karpal, eneurezis nokturne (urinimi natën deri në moshë të rritur), fibromialgjia, migrena, zhurma në vesh, aknet, herpes zuster, terapi pas operacioneve të gjurit, masazh me kupa. Këto janë sëmundjet kryesore por ka shumë.
-Kur është më e përshtatshme akupunktura?
Akupunktura nuk ka moshë. Përdoret dhe në moshë pediatrie, tek fëmijët dhe tek të rriturit. Akupunktura nuk bën dëm. Quhet terapi natyrale, është 100% e sigurt dhe rekomandohet tek të gjithë. Edhe pacientët terminalë bëjnë akupunturë për të hequr dhimbjet e mëdha të metastazave. Është e shëndetshme.
Ka efekte anësore akupuntura?
Nuk ka efekte anësore. Bëhet gjithmonë, përditë, 2 herë në ditë. Pra nuk ka afate dhe as limite.
Si krahasohet akupunktura me alternativat e tjera mjekësore?
Alternativat e tjera mjekësore janë të mrekullueshme por akupunktura kuron aty ku mjekësia perëndimore një paralize faciale p.sh nuk ka se çfarë t’i bëjë. Akupunktura e sjell në vend, e riparon. Brenda 10 seancave shikohet ndryshimi. Rrallë pacienti mund të ketë nevojë për 15-20, por ndryshimi gati 80% shihet që në 10 seancat e para.
Sa të ndjeshme apo të dhimbshme janë gjilpërat?
Ka një ndjeshmëri, ndjehet shpimi, është minimal, por jo dhimbje. Në Kinë gjilpërat kanë një trashësi të caktuar, në perëndim janë më të holla. Në mjekësinë tradicionale kineze thuhet që gjilpëra duhet të jetë pak e trashë, për të stimuluar më shumë dhe të japë efekt. Gjilpëra ngulet në një zonë, që mund të futesh nga kënde të ndryshme në çdo seancë deri sa të arrish tek pika, e cila nuk është në sipërfaqe.
Si mund ta kuptojmë një akupunkturist të kualifikuar?
E para duhet shkollimi akademik. Që do të thotë bachelor, master apo doktoraturë, që kërkon vite. Pastaj vjen akreditimi në organet përkatëse, njohja e diplomës nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Regjistrimi tek Urdhri i Mjekut. Duhet të kesh një licensë si Mjek Akupunture.
Si mund ta kuptojmë kualifikimin gjatë procedurës?
Tek një mjek që nuk është i kualifikuar, rezultatet apo efekti i akupunturës nuk zgjat shumë. Një person që kurohet me hernie tek një mjek i kualifikuar, rezultati mban me vite, 5-7 vjet. Ndërsa dhimbja do të kthehet shumë shpejt tek një person që është kuruar tek një person i pakualifikuar, që nuk di të bëjë diagnozën e duhur. Sepse çdo pacient shpohet ndryshe, për të njëjtën sëmundje. Dhimbja ka specifikat e veta dhe ti duhet të dish ta diagnostikosh dhe ta kapësh.
Sa rëndësi ka higjiena në akupunkturë?
Ka shumë rëndësi. E para, bëhet me alkool vendi ku punohet dhe e dyta hapen gjilpërat sterile në sy të pacientit.
Adresa: Rr. e Saraçëve, P.Diamant; p.2, Tiranë
Cel: +355 695595398; e-mail: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.