Këshilla & Arsye

December 4, 2017 | 9:10

Çokollata e zezë, e shkëlqyer edhe kundër iktusit

Ndër cilësitë e shumta të çokollatës së zezë, studiuesit e “St. Michael’s Hospital” në Toronto (Kanada) kanë zbuluar edhe një veti të re: ul rrezikun e mundësive të zhvillimit të iktusit.

chocolate-640x330

Studiuesit, të cilët i kanë prezantuar këto të dhëna në Kongresin e “American Academy of Neurology”, kanë nxjerrë edhe përqindjen e efektit anti-iktus: 22% më pak rrezik për ata që konsumojnë një racion çokollatë të zezë (50 gramë) një herë në javë. Ky efekt pozitiv lidhet, me shumë gjasa, me flavonoidët, antioksidantë të fuqishëm, që gjenden me shumicë te kakaoja. Megjithatë studiuesit sugjerojnë që duhet treguar kujdes të mos e teproni: dihet që çokollata përmban edhe një dozë të lartë yndyrnash.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com