FB

March 5, 2022 | 8:16

Çokollata e zezë ndihmon kundër iktusit

Ndër cilësitë e shumta të çokollatës së zezë, studiuesit e “St. Michael’s Hospital” në Toronto (Kanada) kanë zbuluar edhe një veti të re: ul rrezikun e mundësive të zhvillimit të iktusit.

Studiuesit, të cilët i kanë prezantuar këto të dhëna në Kongresin e “American Academy of Neurology”, kanë nxjerrë edhe përqindjen e efektit anti-iktus: 22% më pak rrezik për ata që konsumojnë çokollatë të zezë (50 gramë) një herë në javë. Ky efekt pozitiv lidhet me shumë gjasa me flavonoidët, antioksidantë të fuqishëm, që gjenden te kakaoja.

Megjithatë studiuesit sugjerojnë se duhet treguar kujdes që të mos e teproni, pasi çokollata përmban edhe një dozë të lartë yndyrnash.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 165

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top