Një foto sa njëmijë fjalë. Vjen nga bregdeti i Gaetas në Itali. Faqja mediatike Today.it ka publikuar foton, duke komunikuar një herësh një ndjesi zemre. Një foto që tregon shumë qetësisht për një histori të madhe dashurie, e aftë të jetë më e fortë nga të gjitha, edhe me vetë kohën apo vdekjen.
Një fenomen i rrallë, aq sa di të jetë një dashuri e vërtetë, treguar pikërisht nga kjo foto, e cila ditët e fundit është duke bërë xhiron virale nëpër rrjetet sociale.
Ky imazh që shfaq të moshuarin ulur në rërë duke parë diellin, me në krah foton e gruas së tij, me të gjitha gjasat e ndarë nga kjo jetë.
Një gjest romanticizmi e kohërave të shkuara, dëshmitare e një dashurie të pastër dhe të vërtetë, edhe më shumë se sa vetë vdekja. Kjo foto është shkrepur nga fotografi Giorgio Moffa, i cili e ka publikuar i pari në Facebook, duke e shoqëruar me një koment që na ndihmon të kuptojmë skenën në mënyrën më të mirë:
“Ka ditë që vjen, unë nuk e njoh këtë person të mrekullueshëm, di vetëm që dashuria e tij ka qenë sigurisht e madhe. E pashë të përlotej dhe mendoj se njerëzit si ai nuk lindin më. Një përqafim i fortë i dashur mik. Jeni një njeri i madh”.
Përgatiti Orjona TRESA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.