Në fokus

July 6, 2018 | 11:18

Psikanalistët: Personat që qajnë kanë personalitet më të fortë

Sipas studimeve të reja dhe të dhënave nga psikanalistët, ata që qajnë papritur dhe shpesh, zakonisht, janë personalitete më të fuqishme se sa ata që pretendojnë se janë të fortë. Nuk është shenjë dobësie tregojnë specialistët, as shenjë e rënies psikologjike.

Të qarit është shprehi e një personaliteti të fortë, që di të reagojë saktë ndaj fatkeqësive dhe t’i tjetërsojë ato në diçka pozitive.

Ja 6 arsyet që tregojnë se ata që qajnë janë më të fortë se të tjerët…

  1. Nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre

Tregojnë se janë realist dhe pranojnë atë që iu ndodh.

  1. E dinë që lotët “pastrojnë” shpirtin

Dikush që qan, me të drejtë dhe arsyje, pastron shpirtin e tij nga pesha e tepruar, lejon të largojë mërzitjen që të qetësohet shpirtërisht.

  1. Lotët sjellin…buzëqeshje

Duket pak paradoksale, por qetësia që vjen pas një shpërthimi, të rikthen humorin. Sipas studiuesve, ata që qajnë shpesh, më pas ndjehen më mirë dhe në përgjithësi janë personalitete që menjëherë pas të qarës kërkojnë burime gëzimi.

  1. Nuk iu intereson se çfarë do të thonë të tjerët

Dhe kjo sipas psikoterapistëve është shenja më e mire. Ata që qajnë pa turp, janë njerëz me mend, personalitete me shpirt të fuqishëm, që dallojnë saktë ato që vlejnë dhe nuk vlejnë.

  1. Kanë funksionin e prototipit

Përderisa janë të sinqertë me veten dhe ata që i rrethojnë, nxisin të tjerët të mendojnë por edhe të ndjejnë si ata.

  1. Lotët “vrasin” mikrobet

E mira e tyre është se jo vetëm “vrasin” ndjenjat negative por edhe 90%-95% të shumës së baktereve të syrit, duke pastruar shikimin.

 

Burimi / BalkanWeb

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com