FB

January 23, 2025 | 11:46

“CORE-ED Academy”, Presidentja e “Luarasit”, Fabiola Hysenbelliu: Jemi shumë krenarë që jemi pjesë e këtij projekti transformues! Investim për një të ardhme më të mirë

 

Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu gjatë fjalës së saj në aktivitetin e realizuar në kuadër të projektit “CORE-ED Academy” që ka për synim përmirësimin e sistemeve të burgjeve për të miturit, ka falënderuar delegacionin e Bashkimit Europian për mbështetjen e vazhdueshme.

fabiola-1

Fabiola Hysenbelliu është shprehur se ndihej krenare që Universiteti “Luarasi” ishte pjesë e këtij projekti që ka për synim rehabilitimin e të miturve, ndërkohë që e ka cilësuar këtë nismë si një investim për një të ardhme më të mirë.

Znj. Hysenbelliu është shprehur se: “Ky projekt mundëson një punë të përbashkët dhe sukses i cili buron nga vizioni ynë për të mundësuar kualitetin e edukimit, i përputhur dhe me standardet evropiane, duke krijuar kapacitetet institucionale të cilat adresojnë nevojat e vazhdueshme të studentëve dhe shoqërisë sonë. Është një kënaqësi t’ju mirëpres në këtë takim për këtë projekt. Dua të shpreh mirënjohjen time për BE dhe për programin ERASMUS+ që na suporton në reformën edukative dhe inovacionin, si dhe delegacionin evropian për prezencën dhe suportin e vazhdueshëm.

Partnerët tanë, faleminderit për besimin. Ky projekt mundëson një punë të përbashkët dhe sukses i cili buron nga vizioni ynë i përbashkët për të mundësuar kualitetin e edukimit, i përputhur dhe me standardet evropiane, duke krijuar kapacitetet institucionale të cilat adresojnë nevojat e vazhdueshme të studentëve dhe shoqërisë sonë.

Ne jemi shumë krenarë që Universiteti Luarasi është pjesë e këtij projekti transformues, ky projekt është më shumë se një përfshirje akademike, është një investim për një të ardhme më të mirë, për të miturit me konflikt me ligjin dhe për të gjithë shoqërinë tonë.

luarasi00

Si koordinator, Universiteti Luarasi është i përfshirë për të siguruar transparencë, bashkëpunim dhe ndikim të mirëfilltë. Së bashku do krijojmë një ndryshim që do zgjasë dhe ndikojë në arsimin e lartë, duke ardhur në ndihmë jo vetëm institucioneve, por edhe komunitetit akademik në Shqipëri dhe më tej.

Le ta shikojmë këtë mundësi për të punuar së bashku, për të shkëmbyer ide dhe për të marrë rezultate që realisht bëjnë diferencën. Faleminderit që jeni këtu për këtë bashkëpunim të frytshëm”, është shprehur Presidentja e Universitetit Luarasi.

Universiteti Luarasi duke marrë edhe detyrën e liderit në këtë projekt, do të bëjë të gjitha përpjekjet që projekti të zhvillohet në kohë sipas të gjitha procedurave të parashikuara. Projektet duhet të vlerësohen çfarë përfitimi do kenë njerëzit që punojnë me fëmijët në burgje, kështu që kjo krijon një lidhje të fortë mes universiteteve tona, policisë së burgjeve, punonjësve sociale… Është një gjë shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha shumë njerëzore. Uroj që të gjithë aktorët e universiteteve të punojnë bashkarisht, të shkëmbejmë përvojat tona dhe në fund projekti të japë produktin e tij të kësaj çështjeje”, tha Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top