Në fokus

August 18, 2020 | 8:06

Coronavirus / Izraeli, sukses me ilaçin e antitrupave

Testimi filloi të enjten e kaluar dhe përfshiu 12 pacientë të ndarë në grupe. Sipas mjekëve, pacientët janë në gjendje të qëndrojnë në shtëpi, por prapë duhet të testohen nëse janë negativ për virusin. “Nuk e di nëse është fati i fillestarëve – shtoi Rothstein, i cili tha që ishte i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje – por ne jemi shumë entuziastë. Që një mjek të shohë një përmirësim të tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohe është befasuese”. Komente pozitive pati gjithashtu nga Kamada, një kompani ndër të parat në botë, që është përqendruar në një ilaç të marrë nga antitrupa.

“Ne kemi përdorur – shpjegoi Amir London, Drejtori i Përgjithshëm i Kamada – plazma konvansentuese si lëndë të parë, por më pas iu nënshtrua trajtimit farmaceutik dhe u përpunua për t’u bërë ilaç. Kur përdorni një infuzion (të antitrupave) ti e di saktësisht se çfarë po jep”. Në vend të kësaj, me ilaçin e zhvilluar, ata sigurojnë sasi të paracaktuara dhe të standardizuara të antitrupave dhe pacientëve u jepet “një trajtim viral që mund të zvogëlojë ngarkesën virale”.

Produkti është një globulin hiperimune, e përcaktuar ndonjëherë si një vaksinë pasive. Quhet kështu sepse ndryshe nga një vaksinë e rregullt e cila e nxit trupin të krijojë antitrupa për të luftuar viruset ose bakteret , përmban antitrupa të para-formuar. London tha se zgjedhja për të eksperimentuar te pacientët në kushte të moderuara, që vuajnë nga pneumonia e Covid-19, por ende jo të vendosur në oksigjen, është e lidhur me faktin se donin ta aplikonin kur nuk janë përkeqësuar, në mënyrë që ta trajtojnë këtë fazë virale me një ilaç antiviral”.

 

Burimi / https://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top