Në fokus

March 16, 2020 | 8:04

Coronavirus, letra prekëse e një vajze të vogël për nënën e saj infermiere: “Më mungon, kur të mbarojë e gjithë kjo do të të mbush me puthje”

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua …”. Kështu nis letra prekëse e një vajze 11-vjeçare që i shkruante nënës së saj që punon si infermiere në spitalin Senigallia, në provincën e Ankonës.

Për shkak të urgjencës së koronavirusit, këto ditë vajza e vogël nuk e sheh shpesh nënën. Për më tepër, edhe kur ajo kthehet për t’u ndërruar, ajo nuk mund ta përqafojë fëmijën sepse ajo duhet të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë. Për këtë arsye vajzës së vogël i lindi ideja për t’i shkruar asaj një letër: “Ti je një luftëtare, je e fortë dhe plot kurajë! Kur gjithçka të mbarojë, unë do të mbush me puthje. Të dua pafund! PS: Mos harro, kjo nuk është për fajin tënd, ti je një heroinë.”

Letra e vajzës së vogël për nënën e saj luftëtare:

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua… si dhe të gjitha gjërat që nuk mund t’i kem gjatë qëndrimit larg. Të gjitha përkëdheljet! Gjithashtu më mungon qëndrimi pranë teje dhe të ndjerit e mbrojtur, bie në gjumë duke e ditur që je pranë meje! Mos mendo se ndjehem më mirë se Ema, mamaja e saj nuk shkon të punojë natën, sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mund të mbush me puthje por thjesht qëndroj larg. Në mbrëmje kur ti je këtu unë nuk mund të jem afër teje, por thjesht qëndrojë në dhomë tjetër, njësoj sikur të mos ishe. Për këtë Coronavirus po vuan gjithë bota dhe bashkë me të edhe ti me kolegët e tu! Por megjithatë ju jeni luftëtarë, ju jeni të fortë, të guximshëm! Kur gjithçka të mbarojë unë do të të mbush me puthje. Të dua pafund!

PS: Mos harro, kjo situatë nuk është për fajin tënd, ti je një heroinë!”.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top