Në fokus

March 21, 2020 | 8:02

Coronavirus / Sa kohë reziston virusi, jashtë trupit tonë?

Një studim analizon aftësinë e mbijetesës së koronavirusit SARS-CoV-2 në plastikë, karton, bakër dhe çelik dhe aftësinë e tij për të infektuar.

Sipas një studimi të sapo botuar në New England Journal of Medicine, koronavirusi SARS-CoV-2 mund të mbijetojë deri në tre ditë në disa sipërfaqe, madje edhe nëse në orët e para humbet një pjesë të ngarkesës infektive. Merita e studimit qëndron në kërkimin e pranisë jo vetëm të gjurmëve gjenetike të virusit, siç është bërë në studimet e mëparshme, por edhe për të llogaritur ngarkesën virale të patogjenit, domethënë aftësinë e tij reale për të infektuar (një vlerë e ruajtur vetëm nga grimcat virale ende të paprekura).

Një ‘kockë e fortë’ për t’u goditur. Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe CDC-të e SHBA, Universiteti i Kalifornisë Los Anxhelos dhe Universiteti Princeton kanë simuluar mënyrat me të cilat një virus i shpërndar nga kollitja dhe teshtitja, ose përmes duarve të palarave, vendoset në sipërfaqet rreth nesh. Ata zbuluan se koronavirusi SARS-CoV-2 reziston deri në 3 ditë në plastikë, çelik dhe inoks, megjithëse ngarkesa infektive e tij në këto materiale përgjysmohet respektivisht pas 7 dhe 6 orë.

Rreziku i kontraktimit të COVID-19 duke prekur këto sipërfaqe zvogëlohet me kalimin e kohës, por vetëm pas disa ditësh ai zhduket përfundimisht: prandaj është më e rëndësishme se kurrë të lani shpesh duart, të shmangni prekjen e fytyrës tuaj dhe të dezinfektoni  sipërfaqet më të përdorura në shtëpi (doreza, tualete, tavolinën ku hani ose gatuani).

Vendet më pak mikpritëse. Koronavirusi i ri reziston në bakër vetëm 4 orë, dhe jo më shumë se 24 në karton: një lajm i mirë për ata që shqetësohen se mund të përhapet nga kutitë e paketimit (duke supozuar se një person me COVID-19 ka përgatitur pakon me duart e tij të pista, ose ka teshtir mbi të). Mbi këto dy materiale, virusi përgjysmon ngarkesën e tij infektive pas përkatësisht 2 dhe 5 orë.

Të menduarit për dezinfektimin e të gjitha sipërfaqeve me të cilat mund të kontaktonim është e pamundur: për këtë arsye është e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, të respektoni masat e distancës / izolimit shoqëror dhe të respektoni të gjitha indikacionet për të zvogëluar rrezikun e infektimit. Përkundrazi askush nuk mund ta marr virusin përmes asfaltit, pasi askush nuk e prek atë me duar, as në kushte normale dhe askush nuk do t’i fuste duart në gojë pasi të prekte këpucët.

Rreziqet për mjekët dhe infermierët. Në fund, shkencëtarët zbuluan se virusi mund të transmetohet edhe nga ajri (pikat që qëndrojnë në ajër, të prodhuara nga kollitja dhe madje edhe vetëm nga frymëmarrja) deri në tre orë pas lëshimit të tij, ndryshe nga sa pretendon OBSH, edhe pse ngarkesa e tij virale zvogëlohet në mënyrë progresive dhe sasia e tij shpërndahet shpejt. Kjo sugjeron që, nëse njerëzit e zakonshëm janë dy metra larg, ata janë mjaftueshëm të mbrojtur, punonjësit e shëndetit që bashkëpunojnë ngushtë me pacientët COVID-19 janë vazhdimisht në rrezik të transmetimit ajror dhe se maskat e thjeshta kirurgjikale mund të mos jenë të mjaftueshme.

 

 

Burimi / https://www.focus.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top