Këshilla & Arsye

April 18, 2020 | 9:16

Coronavirusi dhe fëmijët, 6 lojëra të lehta për t’i mbajtur ata në lëvizje

 

Mbajtja e fëmijëve në shtëpi është thelbësore, pasi në këto kohë është një formë mbrojtje e domosdoshme. Por si mund t’i ndihmojmë ata të mos mendojnë për Coronavirus dhe gjithashtu të stimulojnë imagjinatën e tyre? Me lëvizjen, një element thelbësor në rritjen e tyre: ka të paktën 6 lojëra të lehta për t’u luajtur në shtëpi dhe për t’u organizuar së bashku me ta për të arritur një rezultat të dyfishtë. Nga njëra anë, i mbani ata të angazhuar, ndërsa nga ana tjetër, nuk e shkatërroni shtëpinë.

Çdo fëmijë ka nevojë për hapësirat e tij por edhe për të stimuluar imagjinatën e tij. Thelbësore është që ai nuk kalon shumë kohë duke qëndruar ulur, sepse lëvizja duhet të jetë akoma pjesë integrale e ditës së tij. Për më tepër, do të shërbejë për të stimuluar dhe përmirësuar aftësitë e tij, në këtë rast ato të imagjinatës dhe koordinimit.

Hapi i parë është të vendosim së bashku me fëmijën se në cilën pjesë të shtëpisë do të krijojmë zonën e lojës. Kjo duhet bërë së bashku me faëmijën, pasi duke e përfshirë atë e bëni të ndjehet i dobishëm dhe stimuloni krijimtarinë e tij. Pastaj kaloni në pjesën praktike, sepse ka shumë aktivitete që mund t’i bëni së bashku.

Coronavirus dhe fëmijët, 6 lojëra që mund të bëhen lehtësisht në shtëpi

  1. Ecje në tela

Një lojë që gjithashtu bëhet një ushtrim për të forcuar ekuilibrin. Mundohuni të vendosni shirita në dysheme, madje me pak ngjitës që mund të hiqet lehtësisht. Pastaj stimuloni fëmijët të përpiqen të ndjekin vijat në tokë. Kjo është akoma më e lehtë nëse keni një kopsht, ose një tarracë të madhe, sepse në atë rast ata do të jenë në gjendje të ndjekin skajet e pllakave. Parimi është të ruani ekuilibrin. Përndryshe, ju mund të krijoni tre ose katër shtigje me ngjyra të ndryshme, ku fëmija duhet të përpiqet të ndjekë rrugën e ngjyrës së duhur pa e humbur fillin.

  1. Hedhje me litar

Merrni një rrip dhe një litar, si dhe dy rrathë me ngjyra dhe fëmija do të duhet të kërcejë nga një rreth në tjetrin me një këmbë, pastaj të ndryshojë këmbën, pastaj në të dy rrathët së bashku gjithmonë duke shmangur litarin në tokë. Kjo është një tjetër mënyrë për të provuar koordinimin.

  1. Balet në shportë

Kjo nuk është ajo që mund ta keni imagjinuar tashmë. Vendosni sa më shumë topa në një shportë. Ndërsa qëndroni në këmbë, kaloni një top rreth trupit, pastaj hidheni mbrapa dhe me radhë, kalojeni atë nga një lojtar në tjetrin. Në këtë rast koordinimi është thelbësor.

  1. Vija të çrregullta në dysheme

Ngjitni gjashtë ose shtatë rreshta me shirita me ngjyrë në dysheme, maksimum 30 ose 40 centimetra dhe lëshoni imagjinatën e fëmijës. Ju mund të hidheni me radhë, të dy së bashku, ta bëni atë diagonalisht, duke prekur këmbët dhe duart tuaja…

  1. Vallëzimi me top

Secili lojtar duhet të mbajë një top në kokë dhe të ruajë ekuilibrin. Ndizni muzikën dhe përpiquni të vallëzoni me fëmijët, duke respektuar një rregull: mos e rrëzoni topin nga koka. Nëse topi bie në tokë, merrni një ‘dënim’.

  1. Lojë me pengesa

Përdorni karrige, jastekë, gjithçka që mund të jetë e dobishme. Krijoni pengesa në të cilat duhet të hidheni, të kaloni poshtë, apo të ruani ekuilibrin. Do të jetë shumë argëtuese.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top