Në fokus

October 5, 2020 | 8:12

Covid-19 / Humbja e nuhatjes mund të jetë shenjë më e qartë sesa kolla

Humbja e ndjenjës së nuhatjes mund të jetë një tregues më i besueshëm për infektimin me Covid-19 sesa kolla ose ethet. Sipas një studimi të fundit nga University College London (UCL) të kryer në 590 persona që humbën nuhatjen ose shijen më parë gjatë vitit, 80% e tyre kishin antitrupa për koronavirusin. Prej tyre, 40% nuk kishin simptoma të tjera. Megjithatë, hulumtimi ka përfshirë vetëm personat me simptoma të lehta.

Provat se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë shenja të koronavirusit filluan të shfaqen rreth muajit prill dhe u shtuan në listën zyrtare të simptomave në mes të majit. Udhëzimi aktual thotë se kushdo që përjeton një humbje ose ndryshim të ndjenjës së nuhatjes ose shijes duhet të izolohet dhe ti nënshtrohet testimit.

Por autorja kryesore e studimit UCL, Prof Rachel Batterham, thotë se kolla dhe ethet konsiderohen si simptomat kryesore të Covid-19. Ajo rekrutoi njerëz midis 23 Prillit dhe 14 Majit, duke regjistruar ata që raportuan se kishin humbur erën ose shijen në katër javët e mëparshme. Të gjithë këta pjesëmarrës u testuan për antitrupa, dhe katër në pesë prej tyre ishin pozitiv.

Studimi u kufizua nga fakti që të gjithë pjesëmarrësit kishin simptoma të lehta, kështu që ata mund të mos jenë përfaqësues të të gjithë pacientëve me Covid.

“Por gjetjet theksojnë rëndësinë që njerëzit të vetëizolohen nëse e kuptojnë se nuk mund të nuhasin gjwra “të përditshme” si parfum, zbardhues, pastë dhëmbësh ose kafe”, tha Prof Batterham.

Edhe pse jo të gjithë pacientët me koronavirus mund ta humbin nuhatjen e tyre, nëse e humbni atë ka shumë të ngjarë të jeni infektuar me koronavirus, sugjeron studimi.

Mendohet se humbja e nuhatjes nga Covid-19 ndodh sepse virusi pushton qelizat që gjenden në pjesën e pasme të hundës, fytit dhe në gjuhë. Kjo dallon nga përvoja me virozat e stinës ku aroma dhe shija mund të ndryshohen sepse bllokohen rrugët e frymëmarrjes së një personi.

Megjithëse kjo konsiderohet si një simptomë më e butë dhe nuk ka gjasa që pacienti të ketë nevojë për hospitalizim, Prof Batterham tregon rreziqet e mundshme të humbjes së nuhatjes, duke përfshirë mos-aftësinë për të zbuluar tymin, rrjedhjen e gazit ose ushqimit që mund të jetë prishur. Nëse vazhdon për një kohë të gjatë, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës së njerëzve.

Mijëra njerëz në internet kanë raportuar përvoja shqetësuese duke përfshirë shkaktimin e zjarreve për shkak të mos nuhatjes së tymit.

Megjithëse shpesh shoqërojnë njëra-tjetrën, humbja ose ndryshimi i nuhatjes është më e zakonshme sesa humbja e shijes në mesin e njerëzve që janë rikuperuar nga koronavirusi, thotë Prof Batterham. Hulumtimi i saj u zhvillua në një kohë kur humbja e nuhatjes dhe shijes nuk njiheshin si simptoma të virusit. 

 

Burimi /  Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top