FB

July 16, 2024 | 10:50

Çrregullimet e artikulimit / Kur duhet t’i drejtoheni logopedit?

 

Vështirësitë fonologjike: Rreth moshës 4-vjeçare, fëmijët duhet të jenë në gjendje të shqiptojnë saktë shumicën e tingujve në gjuhën e tyre. Eksperimentimi me tinguj fillon që në foshnjëri.

alesia-filipi

Të mësosh që të thuash tingujt e një fjalë është një veprim i natyrshëm dhe shpërblyes. Ky proces fillon 6 dhe 8 muajsh: duke lëvizur gojën lirshëm ndërsa ajri del jashtë, foshnja përfiton kënaqësi si nga perceptimi kinetik i lëvizjes ashtu edhe nga dëgjimi i tingujve të prodhuar. Ai e kupton që është krijuesi i kësaj mrekullie dhe vazhdon duke eksperimentuar, aq më tepër nëse prindi e shikon dhe i përgjigjet, duke vendosur një lloj dialogu. Në këtë mënyrë, gradualisht në trurin e fëmijës krijohet një “hartë” ndërmjet pozicionit të organeve kyçe dhe zërit të prodhuar. Kjo periudhë e jetës së fëmijës është e mbushur me ndryshime të rëndësishme: i vogli mëson të qëndrojë ulur; laringu është vendosur më poshtë dhe ka lënë më shumë hapësirë për lëvizjen e gjuhës, e cila tani mund të lëvizë më mirë zgavrën e gojës; fëmija tund këmbët dhe krahët, përplas objektin që mban dhe përsërit “ma-ma-ma”, “ba-ba- ba”, duke futur gradualisht gjithnjë e më shumë tinguj. Ndonjëherë këto fjalime të vogla, të përbëra nga bashkëtingëllore dhe zanore të përziera me britma, vazhdojnë për një kohë të gjatë (dhjetëra minuta) me një vëllim të mirë zëri dhe një gamë të gjerë kombinimesh (që do të rritet deri në 9 muaj).

Ka ndryshueshmëri individuale në mënyrën e përvetësimit të tingujve, por zakonisht të parat që disponohen janë zanoret: (në nivel fonetik kemi shtatë, sepse e dhe o kanë variantin e mbyllur dhe të hapur: “e”/”è”, “o”/“ho”), pastaj bashkëtingëlloret që prodhohen duke bashkuar buzët (m–p–b) dhe ato që dalin nga pjesa e pasme e gjuhës duke prekur qiellzën (t–d–n–l).Deri në moshën 2 vjeç, 80% e fëmijëve janë gjithashtu në gjendje të prodhojnë bashkëtingëllore si: (c për “ciu “, g për “gotën “) dhe frymën e f, duke bërë që inçizivët e sipërm të takohen me buzën e poshtme. Këto lëvizje janë një gjimanstikë e gojës shumë e rëndësishme për tingujt. Bashkëtingëlloret e fundit që do të arrihen janë përgjithësisht r, mjaft komplekse nga pikëpamja neuromotorike, dhe z (pa zë dhe me zë), më pak të përdorshme në fjalët që janë me përdorim zakonshëm. Ka tinguj që mund të piqen edhe pas moshës 4 vjeçare, ndërsa tingulli gj dhe rr ndonjëherë nuk zotërohet plotësisht edhe kur jemi të rritur. Nësë disa shkronja nuk punohen në vegjëli mund të problematike në shqiptim edhe kur jemi në moshë të rritur.

terapi-logopedi

Cilët janë tingujt që hasin më shumë vështirësi fëmijët:

1.R

2.Rr

3.Z

4.V

5.F

6.S-Sh

7.Th

8.Dh

9.Q

10.L -LL

Aftësia për të artikuluar shpejt një varg të caktuar tingujsh piqet gradualisht. Fëmijët flasin me një ritëm më të ngadaltë se të rriturit dhe aftësitë e tyre të artikulimit zhvillohen kur hasin dukuri të ndryshme të një tingulli. Për shembull, prodhimi i një s midis dy zanoreve është më i lehtë sesa prodhimi i një s pranë një bashkëtingëllore tjetër. Ndërsa kur flasim, për kalimet nga një shkronjë në tjetrën që janë të rrjedhshme, çdo tingull modifikohet pak nga ai para dhe pas tij. Suksesi i kësaj mrekullie varet nga toni dhe koordinimi i forcës pneumo-fono-artikulues (pulmon, korda vokale, velum palatin, nofulla, buzët, gjuha) si dhe, në radhë të parë, nga të kuptuarit dhe memorizimin e vazhdimësisë së saktë të tingullit , ndoshta me një rrugë provë-gabim-riprovo.

 

Ndërhyrja e logopedit

Çfarë vëzhgon një logoped kur prindërit i kërkojnë këshilla për një fëmijë rreth moshës 4-vjeçare që ende ngatërron disa tinguj ose nuk është në gjendje t’i shqiptojë?

Specialisti fillimisht do të bëjë dallimin midis artikulimit të pasaktë të një tingulli dhe atij të saktë,për të cilin mjafton të stërviten muskujt e gojës, dhe zëvendësimit të një tingulli me një tjetër, lëshimit ose “migrimit” të një tingulli të caktuar, nëse kjo nuk arrihet është e rëndësishme analiza e “proceseve fonologjike” të fëmijës nëpërmjet mbledhjes së disa mostrave gjuhësore. Pas vlerësimit fillestar, pra, nëse është e nevojshme, logopedi do të udhëzojë prindërit dhe fëmijën në hapat e mëparshëm, duke sugjeruar lojëra dhe ushtrime të ndryshme që mund të përsëriten edhe brenda familjes. Vëmendja e fëmijës duhet të aktivizohet në për të arritur rezultatin më të shpejtë. Le të themi rastin e një fëmije që është në gjendje të prodhojë tingullin s, por nuk e përdor në grupe bashkëtingëllore (nuk e thotë saktë fjalën “supë” por në vend të saj thotë “cupë “). Luani me çifte fjalësh për të cilat ai tingull ndryshon plotësisht kuptimin (për shembull: “topi-sipër, “supa e nxehtë), duke i vizatuar, duke i komentuar dhe duke i bërë disa herë të ndiejnë ndryshimin. Kur fëmija të kuptojë rëndësinë e atij tingulli të vogël, ai do të jetë më i gatshëm të përpiqet të modifikojë prodhimin e tij. Është thelbësore të kihet parasysh se ka një gradë të natyrshëme vështirësie në mësimin e kombinimeve të tingujve të rinj artikulues, kështu që do të duhet t’i japim fëmijës kohë të provojë rrokjet disa herë, fillimisht ngadalë, pastaj më shpejt. Vetëm kur të jenë bërë të lehta për t’u shqiptuar, do të mund të organizojmë lojëra me fjalët.

Pas disa momenteve loje, kur i vogli tregon se nuk e ka të vështirë të shqiptojë “yll-sfungjer-shkallë…”, do të fillojmë të krijomë fjali së bashku që përmbajnë disa nga këto fjalë dhe do t’i praktikojmë ato derisa të jenë të rrjedhshme, (përgjithësisht duhet të paktën një javë), në mënyrë që ato të asimilohen mirë.

Të jesh me nxitim nuk është produktive, është më mirë të presësh derisa çdo hap të konsolidohet mirë përpara se të kalosh në tjetrin. Jepni kohë fëmijës. Vetëm kur të gjitha këto fjalë përdoren lehtësisht gjatë lojës, dhe vetëm pasi të ketë përsëritur disa herë frazat fëmija do të jetë në gjendje t’i përdorë në mënyrë të pavarur në të folurit spontan.

 

Shkaktarët:

1.Ndërtimi anatomik i kavitetit oral

2.Frenulum(Peri gjuhës)

3.Dy gjuhësia

4.Vonesat gjuhësore

5.Anatomia dhe patologjitë e qiellzës

6.Paraliza faciale

7.Faktori gjenetik

8.Shkaqe të tjera specifike në lidhje me patologji të ndryshme të mbivendosura.

 

*Alesia Filipi, Logopede

(E specializuar në ndërhyrjen e hershme dhe çrregullimet specifike të moshës pediatrike nga mosha 0-6 vjeç).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top