Bulimia nervore : është edhe më e shpeshtë se anoreksia nervore, ka të bëjë me episode të vazhdueshme të të ngrënit të sasive të mëdha të ushqimit, shoqërohet me një ndjenjë të të ngrënit të sasive të mëdha të ushqimit, me një ndjenjë të të qenit jashtë kontrollit. Ndërprerja sociale ose shqetësimet fizike si dhimbje barku, ose ndjesia e të vjellit, i japin fund të ngrënit pa kriter, që zakonisht pasohet nga ndjenja e fajit, depresioni ose vetneveritja. Personi mund të kryejë edhe sjellje pastruese, ushtrime etj. Ndryshe nga anoreksikët, bulimikët mund të ruajnë një peshë të caktuar normale trupore. Këto simptoma duhet të jenë prezente të paktën 2 herë në javë për të paktën tre muaj të njëpasnjëshëm. Kemi dy tipe: ai pastrues ku personi pas konsumimit të sasive të mëdha të ushqimit angazhohet në sjellje provokuese dhe përdorim laksativësh, dhe tipi jopastrues ku individi bën ushtrime dhe nuk vjell.
Faktorët biologjik: shumë studiues e lidhin këtë çrregullim me neurotransmetues të ndryshëm. Mendohet të jenë serotonina dhe norepinefrina. Gjithashtu është vënë re se niveli i endorfinave të plazmës është më i rritur te këta pacientë, sidomos ata që nxjerrin ushqimin.
Faktorët socialë: këta pacient priren t’i përgjigjen dhe të jenë të ndjeshëm ndaj kërkesave sociale për të qenë të dobët. Familjet e tyre janë më të mbyllura dhe më me konflikte se të anoreksikëve. Bulimikët i përshkruajnë prindërit e tyre si neglizhent dhe refuzues.
Faktorët psikologjikë: pacientët bulimik kanë vështirësi me kërkesat e moshës (adoleshencë) dhe janë më të zemëruar dhe inpulsivë se ata me anoreksi. Këta pacient humbin kontrollin e mbiunit dhe klinicistët mendojnë se ata e përdorin trupin e tyre si objekt tranzicional.
Efektet në trup:
Anoreksia, bulimia dhe obeziteti e godasin seriozisht trupin. Kequshqyerja dhe të vjellat e provokuara vetë, shkaktojnë dëme të vazhdueshme në aparatin tretës e gjithashtu prishin edhe dhëmbët. Dehidratimi dhe ipopotasemia mund ta dëmtojnë zemrën. Gjatë anoreksisë, në veçanti, si për humbjen e peshës, ashtu edhe problemet psikologjike, krijohet amenorreja (bllokimi i ciklit menstrual), që nëse zgjatet për shumë vite mund të shkaktojë osteoporozën (zhgëlqerëzimin kockor).
Gjatë obezitetit shfaqen patologji kardiovaskulare, osteo-artro-muskulore dhe metabolike (diabeti) që e rrezikojnë vërtet shëndetin e një individi të caktuar. Nga anoreksia, bulimia dhe obeziteti është e sigurt se mund të vdesësh. Vitet e fundit është zbuluar se anoreksia, bulimia dhe obeziteti shpesh fshehin edhe patologji të tjera.
Trajtimi
Trajtimi i Bulimisë Nervore konsiseton në në dërhyrje të ndryshme që përfshijnë psikoterapinë individuale me drejtim kognitiv- bihejvioral, terapinë familjare dhe farmakoterapinë.
Farmakologjia: mjekimet antidepresante mund të reduktojnë të ngrënit pa kriter dhe pastrimin, por kjo ndodh vetëm në disa raste.
Roli kryesor i familjes
Shqetësimi anoreksiko-bulimik dhe obeziteti shfaqen në adoleshencë, por rrënjët e tyre janë që në fëmijëri. Prindërit janë pikëmbështetja e mirëqenies dhe shqetësimeve të fëmijëve. Shpesh prindërit nuk janë të vetëdijshëm për shqetësimet psikologjike të pazgjidhura të fëmijëve, të cilat mund të kenë ndikuar për keq në gjendjen emocionale të tyre. Anoreksia, bulimia dhe obeziteti janë sëmundje që krijojnë konfuzion dhe dhimbje brenda familjeve, sidomos mes prindërve, pasi këta të fundit gjenden të papërgatitur, tremben dhe ndihen të pafuqishëm përballë këtyre fenomeneve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.