Mirëqenie

September 18, 2017 | 10:09

Mos e përdorni xhinxherin nëse keni këto probleme

Xhinxheri është i pari në listën e ushqimeve më të mrekullueshme që mund të konsumoni. Është i shkëlqyer për të kuruar apo parandaluar një sërë problemesh shëndetësore, si dhe pastron trupin nga toksinat.

Ka shumë cilësi pozitive, por edhe kjo bimë shumë aromatike, e njohur dhe e vlerësuar për cilësitë e saj kurative, antiseptike dhe tretëse, ka efektet e saj anësore, ose më mirë, disa karakteristika që na bëjnë të mos e përdorim në raste të caktuara, si: gastriti, shtatzënia, alergjitë, hollimi i gjakut, tensioni i lartë…

Gastriti

Sidomos nëse merret në sasi të larta, xhinxheri mund të favorizojë shfaqjen e ulçerës, një patologji e aparatit tretës, e cila është shumë e bezdisshme. Tregoni kujdes, pasi mund të ketë efekte anësore kur jeni duke marrë një kurë të caktuar ilaçesh. Para se të filloni çfarëdolloj trajtimi mjekësor, është mirë që të pyesni mjekun tuaj se cilat janë ushqimet dhe substancat që duhen evituar: xhinxheri mund të jetë një ndër to.

Shtatzënia

Edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, përdorimi i xhinxherit duhet kufizuar sa më shumë të jetë e mundur. Mjekët e nutricionistët janë ende në dilemë nëse duhet ta lejojnë përdorimin e xhinxherit gjatë shtatzënisë apo edhe nëse e lejojnë, ta bëjnë këtë gjë vetëm për doza mjaft të vogla.

Alergjitë

Kush vuan nga alergjitë mund të përballet me urtikarie të lëkurës apo reaksione të ndryshme, në rast se konsumon xhinxher. Ndaj nëse ju ndodh një gjë e tillë mos u shqetësoni, thjesht evitoni përdorimin e xhinxherit.

Hollimi i gjakut & shqetësime kardiake

Studime të ndryshme kanë treguar se xhinxheri mund të ndikojë në tensionin e gjakut, aftësinë e koagulimit dhe ritmin kardiak. Për të gjithë ata persona që kanë probleme me tensionin e lartë dhe shqetësime kardiake, konsumimi i kësaj bime duhet bërë vetëm nën vëzhgimin dhe miratimin e mjekut.

Tiroidet

A është i dëmshëm xhinxheri për tiroidet? Për momentin është e pamundur t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, duke qenë se studimet mbi këtë argument vazhdojnë prej vitesh. Megjithatë, deri tani nuk ka dalë ndonjë lidhje mes xhinxherit dhe problemeve të mundshme me këtë gjendër kaq të rëndësishme të trupit.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top