FB

June 10, 2021 | 9:10

Çrregullimi kufitar i personalitetit dhe karakteristikat e tij

Individët me çrregullim kufitar të personalitetit vuajnë një paqëndrueshmëri në fushën emocionale, të sjelljes, mendore dhe ndërpersonale. Këta individ kanë ndjesinë që do të braktisen dhe ndarjet e mundshme çojnë në ndryshimet e sjelljes dhe ndjenjave të tyre.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Përgatiti Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Personat me këtë çrregullim përjetojnë frikëra të shumta që lidhen me ndarjen, pasi mendojnë që braktisja vjen si pasojë e faktit që ato janë “të këqij”. Kjo lloj ndjesie i çon në panik, inat, stres, ankth, irritim. Të gjitha këto ndjesi çojnë në shpërthime të vazhdueshme të cilat mund të zgjasin disa orë por edhe disa ditë. Ndaj këta individ e vuajnë shumë vetminë dhe nuk mund të qëndrojnë kurrë vetëm.

Ata i idealizojnë të dashurit e tyre dhe kërkojnë shumë nga ata, në të kundërt pasojat e ndarjes mund të jenë katastrofike. Tipari kryesor dallues i tyre është se këta individ karakterizohen nga kërkesa të ekzagjeruara emocionale, ndjenja “boshllëku”, sjellje dëmtuese, dëshira për të qenë në qendër te vëmendjes, sjellje manipuluese etj.

Çrregullimi i tyre lidhet dhe me faktin që janë shumë të paqëndrueshëm në lidhje me karrierën, shokët, dëshirat dhe qëllimet. Këta individë mund të kenë dhe ndjenja te mos “ekzistencës”. Dhe kjo ndjesi vjen si pasojë e një marrëdhënieje jo të mirë me dikë. Ky lloj çrregullimi mund të bashkëshfaqet dhe me çrregullimet e ankthit, të ngrënit, çrregullimet e stresit pas traumës, çrregullimet e vëmendjes, çrregullimet obsesiv-kompulsiv të personalitetit si dhe çrregullimet që lidhen me abuzimin me substanca.

TRAJTIMI

Trajtimi i individëve që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit kufitar është i vështirë dhe kërkon shumë kohë. Si fillim është e rëndësishme që të ulim sjelljet vetë-dëmtuese dhe të ulim sjelljet që ndërhyjnë në cilësinë e jetës. Së dyti duhet punuar me ndjenjat e së shkuarës me qëllim që të reduktohen çrregullimet e stresit pas-traumatik. Së treti është e nevojshme që të punohet me vetë-respektin, vetëbesimin dhe me arritjet e synimet individuale. Seancat duhet të kryhen një herë në javë dhe zgjasin 50-90 minuta. Por, në raste krize takimet mund të jenë më të shpeshta.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top