Në fokus

August 24, 2020 | 8:23

Dalai Lama: Feja e vetme e vërtetë është të kesh një zemër të mirë!

Përgatiti Esmeralda Birçaj

Ata e morën nga shtëpia e tij atërore kur ai ishte 6 vjeç. Në moshën 15 vjeç ai duhej të bëhej një komandant ushtarak dhe diplomat. Në 25 vjeç ai u detyrua të linte Tibetin për në Indi. Sot Dalai Lama është 79. Duket se jeta e tij nuk ka qenë e lehtë.

Por në vend që të shohë rrudha në fytyrën e tij, ai sheh një shkëlqim që vallëzon në sytë e tij. Për mbi 50 vjet njerëzit kanë pritur të dëgjojnë fjalët e tij të mençura dhe të shohin veprat e tij.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni parimet që e kanë ndihmuar këtë njeri të pabesueshëm që të mbajë qëndrimin e tij pozitiv dhe pamjen racionale të botës për kaq shumë vjet, këtu janë 15 mësime jete që ai shprehu me fjalët e tij.

1

  1. Jini të sjellshëm sa herë të keni mundësi – domethënë gjithmonë.
  2. Të jetosh mirë vjen me vepra, jo me lutje.
  3. Arroganca mund të justifikohet. Është rezultat i vetëvlerësimit të ulët ose veprimeve të përkohshme dhe të parëndësishme.
  4. Kur dikush mendon se gjithçka në jetën e tij po shkon keq, do të thotë që diçka e bukur do të ndodhë së shpejti.
  5. Njerëzit ekzistojnë për të dashur, gjërat ekzistojnë për t’u përdorur. Bota është në kaos sepse këto të dyja janë kokëposhtë.
  6. Koncepti i dhembshurisë nuk ka lidhje me fenë. Është një koncept global. Ekzistimi i tij është kushti i vetëm për mbijetesën e specieve njerëzore.
  7. Nëse mund të ndihmoni, ju duhet. Nëse nuk mundeni, të paktën mos lëndoni.
  8. Unë nuk i festoj ditëlindjet. Për mua, nuk ka asnjë ndryshim nga ditët e tjera. Në një farë mënyre çdo ditë është ditëlindja. Çdo ditë që zgjoheni në mëngjes, gjithçka është e freskët dhe e re dhe qëllimi i vetëm për ditën e re është të mësoni diçka të rëndësishme.
  9. Qëllimi në jetë është të jesh i lumtur.
  10. Duke pasur një qëndrim pozitiv ndaj jetës vazhdimisht, mund të jeni të lumtur edhe në situatat më të pakëndshme.
  11. Praktikoni durim, duke ndjekur qëllimin dhe dhembshurinë tuaj.
  12. Unë besoj se feja e vetme e vërtetë është të kesh një zemër të mirë.
  13. Ne duhet të kemi kontroll mbi teknologjinë dhe të mos bëhemi skllevër të saj.
  14. Mundësitë e mëdha gjithmonë fillojnë me njerëzit, baza për paqen në botë është kjo paqe dhe qetësi e brendshme që është në zemrën e secilit prej nesh. Secili prej nesh kontribuon.
  15. Secili prej nesh ka një përgjegjësi ndaj gjithë njerëzimit. Ky është themeli i fesë sime të thjeshtë. Nuk kemi nevojë për tempuj dhe filozofi komplekse. Mendja dhe zemra jonë janë tempujt tanë, filozofia jonë është mirësia jonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top