A doni të dini nëse jeni në një histori dashurie të vërtetë apo në një dashuri toksike? Ja cilat janë 5 dallimet e dukshme që hasen ndërmjet një marrëdhënieje dashurie të vërtetë dhe asaj toksike.
1. Në dashurinë e vërtetë, zhvillimi i vetes është më i rëndësishmi. Të dyja palët duhet të duan më të mirën për njëri-tjetrin. Në dashurinë toksike, fokusi kryesor është në vetë marrëdhënien, nganjëherë të dy personat përfshihen në mënyrë të fiksuar në njëri tjetrin.
2. Në dashurinë e vërtetë, ka mbështetje për interesa të veçanta. Ne mund të kemi miqtë tanë dhe marrëdhënie kuptimplote jashtë marrëdhënieve tona romantike. Ne mund të ndjekim interesat dhe idetë pa patur frikë nga qortimi. Në dashurinë toksike, ka përfshirje të plotë në jetën e njëri-tjetrit. Asnjëri nuk mund të shkojë diku pa tjetrin . Kjo është ndërvarësi.
3. Në dashurinë e vërtetë, nuk ka kufizime në përqafimin e individualitetit të partnerit tuaj. Në dashurinë toksike, ekziston një obsesion me përpjekjen për të ndryshuar karakterin e partnerit tuaj në dikë me të cilin do të ndihesh më mirë, në vend që ta duash për atë që ai është.
4. Në dashurinë e vërtetë, intimiteti është një zgjedhje e lirë që rritet nga dashuria dhe besimi, kujdesi dhe miqësia. Në dashurinë toksike, seksi është diçka që ti ndihesh nën presion për shkak të frikës, pasigurisë dhe ndjenjës nëse do të jetë në përputhje me dëshirat seksuale të partnerit tuaj.
5. Në dashurinë e vërtetë, çdo bisedë është konstruktive, duke u përpjekur të kuptojë dhe të ndihmojë, ose të përcjellë dashuri për partnerin tuaj. Në dashurinë toksike, bisedat kanë për qëllim të fajësojnë, mbrojnë ose manipulojnë partnerin tuaj.
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.